LAJMI I FUNDIT:

Me një minutë heshtje, 500 qirinj të ndezur dhe ulje të flamujve në gjysmë shtizë: Biden bën homazhe për 500 mijë viktimat amerikane të coronavirusit

Me një minutë heshtje, 500 qirinj të ndezur dhe ulje të flamujve në gjysmë shtizë: Biden bën homazhe për 500 mijë viktimat amerikane të coronavirusit

Biden tha se Shtetet e Bashkuara kanë humbur më shumë jetë nga ky virus sesa çdo komb tjetër në botë.

Me një minutë heshtje, me 500 qirinj të ndezur, në shkallët e Shtëpisë së Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joseph Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, nënpresidentja, Kamala Harris dhe burri i saj bënë homazhe mbrëmë për 500 mijë amerikanët që vdiqën nga coronavirusi.

“Sot shënohet një moment i zymtë, i tmerrshëm – 500.071 të vdekur. Më shumë amerikanë vdiqën në një vit të kësaj pandemie sesa në Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe Vietnamin së bashku”, tha ai, raporton bbc.


Ai tha se si komb, ata nuk mund ta pranojnë një fat kaq të egër dhe se ata nuk duhet të bëhen të mpirë nga pikëllimi, edhe pse ata kanë luftuar një pandemi për një kohë të gjatë.

Biden gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të mbajnë maska, të respektojnë rregullat e distancës shoqërore dhe të marrin vaksinat kur është radha e tyre.

Presidenti amerikan urdhëroi që flamujt të uleshin në gjysmë shtizë në ndërtesat publike nga muzgu, më 26 shkurt. Kambanat në Katedralen Kombëtare ranë 500 herë të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Kalo në kategori