LAJMI I FUNDIT:

Një miliardë euro humbje në vit

Një miliardë euro humbje në vit

Fillimi i ndërtimi të termocentralit “Kosova e Re”, si duket është harruar. Ekspertë të fushës së energjisë dhe zyrtarë të opozitës thonë se mos implementimi i këtij projekti buxhetit të Kosovës po i kushton 1 miliardë euro, për ta plotësuar mungesën e rrymës.

Ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku tha se mos implementimi i projektit “Kosova e Re”, brenda vitit i kushton buxhetit të Kosovës një miliardë euro për shkak të importit të rrymës.

Ndërsa, zëvendëspresidentja e AKR-së Mimoza Kusari-Lila, tha se mos fillimi i ndërtimit të TC “Kosova e Re”, tregon paaftësinë e institucioneve për të vendosur për një projekt.

Ngecjet në ndërtimin e TC “Kosova e Re”, ndikojnë keq në sytë e investitorëve të huaja, thotë zëvendëspresidentja e AKR-së, duke shtuar se që nga ardhja në pushtet të Qeverisë aktuale ka mungesë të informatave rreth projektit dhe nuk ka ndryshuar asgjë, përveç emrit dhe zvogëlimit të kapaciteteve.


Që nga viti 2006 kur ka filluar ideja për ndërtimin e një termocentrali, kapacitetet e tij janë ndryshuar shumë herë ende pa filluar ndërtimi i tij.

Aktualisht, termocentrali “Kosova e Re”, parashikohet të ndërtohet në dy faza, nga 300 megavat orë energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Action for Mothers and Children
Kalo në kategori