LAJMI I FUNDIT:

Një manjat i naftës shpreh mbështetjen për burimet alternative

Një manjat i naftës shpreh mbështetjen për burimet alternative

Amerikanët po përfitojnë nga çmimet e ulëta të naftës, ndërkohë që çmimi i një fuçie karburant në treg luhatet nën 40 dollarë. Por manjati i naftës në Teksas, T. Boone Pickens thotë se do të ishte gabim të mendohet se çmimet e naftës do të mbeten të ulëta. Miliardieri i njohur ishte këto ditë në Washington për të shprehur mbështetjen e tij për zhvillimin e burimeve alternative energjitike. Ai thotë se çmimi i një fuçie naftë mund të arrijë në 75 dollarë nëse vazhdon kriza në Lindjen e Mesme.

Megjithë rënien e çmimeve të naftës, konsumatorët amerikanë shpenzuan vitin e kaluar 500 miliardë dollarë në naftë të importuar. Miliarderi nga Teksasi T. Boone Pickens thotë se i bie afërsisht 432 mijë dollarë për minutë.

"Nëse çmimi është 100 dollarë për fuçi dhe ndërpritet blerja, kursen 500 miliardë dollarë në vit. Kjo shumë është ekuivalenti i shumë vendeve pune në Amerikë nëse energjia prodhohet këtu."

Pickens synon t’i nxisë ligjvenësit amerikanë të miratojnë planin e tij për energjinë. Plani Pickens synon eleminim e varësisë nga importet brenda dhjetë vjetësh përmes shfrytëzimit të burimeve alternative si era apo energjia diellore.


"Brenda 10 vjetësh mund të çlirohemi nga varësia tek nafta nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dy zonat më të paqendrueshme. Duhet të heqim dorë sepse ndoshta 90 përqind e atyre vendeve nuk janë miqësore."

Mbështetja amerikane tek nafta e huaj, thotë Pickens, ka arritur në nivele krize. Ai po fillon një program për informimin e amerikanëve rreth sasisë së naftës që importon vendi çdo muaj.

Veprimtari ambjentalist Robert Kennedy Jr. Thotë se shumat kolosale që amerikanët u japin prodhuesve të huaj kanë përkeqësuar problemet ekonomike të vendit.

"Kjo hemoragji gjigande e pasurisë kombëtare ka varfëruar një vend që kur unë isha fëmijë zotëronte gjysmën e pasurisë së të gjithë botës."

Muajin e kaluar Amerika importoi afro 20 miliardë dollarë naftë.

Pickens thotë se të dhënat mujore do do t’u japin mundësi amerikanëve të informohen mbi përparimet e vendit në zhvillimin e burimeve të veta energjetike./woa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori