LAJMI I FUNDIT:

Një grua merr një telefonatë nga gjithësia

Një grua merr një telefonatë nga gjithësia

"Alo, a është planeti Tokë?". Në fakt, astronauti i kishte rënë numrit gabim.

Astronauti Tim Peake po merrte gruan në telefon nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës për t’i uruar Krishtlindjet, mirëpo i ra numrit të gabuar.

Tim Peake, i cili hipi në stacionin e hapësirës më pak se dy javë më parë, ka shkruar në Twitter të enjten duke thënë se ai kishte qenë duke u përpjekur për të thirrur familjen e tij, por që kishte gabuar numrin.

“Përshëndetje, a është planeti Tokë?”, Pyeti gruan që u përgjigj në telefon. “Nuk po bëja shaka – thjeshtë mora numrin e gabuar”, tha ai.


Ky nuk është gabimi i parë astronautit, transmeton TetovaSot.

Peake, 43 vjeç, u përpoq për të thirrur familjen e tij, por u detyrua që të linte një mesazh në sekretarinë telefonike, pasi ata nuk ishin në shtëpi.