LAJMI I FUNDIT:

Një grua bllokohet 8 ditë në ashensor

Një grua bllokohet 8 ditë në ashensor

Ka mbijetuar për 8 ditë në një ashensor. Kjo është historia dramatike e një 35 vjeçareje spanjolle në lokalitetin Sitges të Barcelonës.

Ajo është nxjerrë nga forcat e policisë pasi kaloi plot 190 orë tmerri në hapësirën e ngushtë të ashensorit dhe në errësirë të plotë. Ajo është shtruar menjëherë në spitalin e Viladecans për t’u kuruar nga traumat.

Agjentet u lajmëruan nga familja pasi njerëzit e afërt nuk arritën ta nxirrnin pas përpjekjeve që zgjaten disa ditë. Ashensori ishte bllokuar mes dy kateve për shkak të një problemi teknik.

Ne momentin e hapjes se derës, gruaja ishte në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse e çorientuar dhe e dehidratuar nga “burgimi” 8 ditor në kushte aspak të favorshme. /tch/