LAJMI I FUNDIT:

Një burrë gjendet i varur në një lis në fshatin Zhur të Prizrenit

Një burrë gjendet i varur në një lis në fshatin Zhur të Prizrenit

Një person është gjetur i vdekur malin Polevica të fshatit Zhur.

Siç bën të ditur policia, një qytetar kishte hasur në trupin e pajetë, i cili ishte i varur me litar tek një lis.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka thënë se në vendin e raportuar është gjetur trupi i dekompozuar.


“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet si Polevica mbi fshatin Zhur në afërsi të magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrullat policore te stacionit policor të Prizren së bashku me hetuesen kujdestare dhe aty shihet personi i varur, duket mashkull, i dekompozuar”, ka thënë Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin Mjeko Ligjor.

Ndryshe, më 19 shtator Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e B.G., 49-vjeç, nga fshati Zhur.

Për herë të fundit ai ishte parë më 10 shtator 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori