KEK-u ka njoftuar se ka nisur implementimi i projektit për largimin e hirit nga blloqe e Termocentralit “Kosova A”. Kompania Dobersek që kishte fituar në tender, do ta kryejë komplet punën brenda këtij viti.
Kostoja totale e projektit është 8.6 milionë euro, nga të cilat 7.6 milionë janë investime vetanake të KEK-ut, ndërsa 1 milion euro janë kontribut nga Banka Botërore. Me implementimin e këtij sistemi do të zvogëlohet emisioni i grimcave të pluhurit deri në 80 për qind. Grimcat e pluhurit qe dalin nga shiritat transportues kanë ndikim të madh në ambient.
Drejtori ekzekutiv i Shërbimeve të korporatës Edmond Nulleshi tha se projektin pwr largimin e hirit KEK-u e ka marrë me seriozitetin më të madh për shkak të rëndësisë që e ka për ambientin. “Korporata do t’ju jap përkrahjen e plotë. Të njëjtën kohë presim nga ju që të kryeni punën me sukses të plotë dhe në afatin e parapare”, theksoi Nulleshi.
Kompania Dobersek e specializuar në kryerjen e punëve të tilla është zotuar të kryejë punën siç parashihet me kontratë. Në bazë të projektit përfundimisht do të eliminohet bartja e hirit me shirita deri në Kodër të hirit, duke u zëvendësuar me bartje hidraulike prej bunkerëve të termocentralit “Kosovas A” drejt minierës së zbrazur të Mirashit.
Eliminimi i Shiritave transportues për bartje të hirit, përveç që largon problemin e hirit fluturues në ambient gjithashtu mundëson edhe kompletimin e rehabilitimit të Kodrës së Hirit konform dizajnit të projektuar. Termocentrali “Kosova B” ka kohë që e ka të instaluar këtë sistem.
Ky projekt edhe njëherë fuqishëm potencon përkushtimin e Korporatës drejt eliminimit të ndikimeve negative në ambient nga operimi i KEK-ut.
Projektet e mëdha ambientale në KEK kishin nisur në pjesën e fundit të vitit 2009 me pastrimin dhe rehabilitimin e Kodrës së Hirit pranë TC “Kosova A”, pastrimin e 18 mijë tonelatave të mbetjeve të rrezikshme kimike nga fabrika e mëhershme e KEK-ut për Separime Kimike, mbjellja e fidaneve në katër deponi të djerrinës, përkatësisht në deponinë.
Kostoja totale e këtyre projekteve shkon në mbi 20 milionë euro, me burime të financimit nga vetë KEK-u, Banka Botërore dhe Qeveria holandeze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet