LAJMI I FUNDIT:

Nishani-Veseli: Të hiqen barrierat ekonomike

Nishani-Veseli: Të hiqen barrierat ekonomike

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pritur sot në një takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar lart konstituimin e Parlamentit të ri të Republikës së Kosovës duke sugjeruar takime sa më të shpeshta të komisioneve të ndryshme parlamentare të dy vendeve për të kontribuar sa më shumë në përafrimin e legjislacionit në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, ekonomisë dhe në çdo fushë tjetër, në heqjen e të gjitha barrierave tregtare dhe ekonomike si dhe në lehtësimin sa më të madh të qarkullimit të lirë të mallrave mes të dy shteteve tona.

Siç bëhet e ditur, presidenti ka shprehur qëndrimin e tij për rëndësinë e shfrytëzimit më efektiv të infrastrukturës për krijimin e një tregu më të madh ekonomik rajonal, duke punuar me pjekuri në tejkalimin e të gjitha sfidave që mund të dalin përpara duke pasur si busull interesin kombëtar në integrimin e ekonomive të të dy vendeve. /Telegrafi/