LAJMI I FUNDIT:

Nis seanca – pritet të bëhet betimi i deputetëve

Nis seanca – pritet të bëhet betimi i deputetëve

Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca është duke u udhëhequr nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari (LVV) dhe nga deputetja më e re, Adelina Grainca (PDK), transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.


Avni Dehari dhe Adelina Grainca pritet të udhëheqin seancën konstituive të legjislaturës së tetë
Lexo po ashtu Avni Dehari dhe Adelina Grainca pritet të udhëheqin seancën konstituive të legjislaturës së tetë

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.

Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës.

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

Dhënia e betimit të deputetëve,

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. /Telegrafi/