Termokosi ka kaluar përkohësisht problem falë ndihmës financiare nga komuna e Prishtinës prej 300 mijë euro dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave prej 170 mijë e 832 euro. Por pavarësisht kësaj këto para do të mjaftojnë që të ketë ngrohje vetëm për rreth dy javë me reduktime. Për ta përmbyllur sezonin ngrohës Termokos-it i duhen deri më 15 prill edhe mbi 2.8 milionë euro.
Zyrtar të Termokos-it, kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate për media konsumatorët se sistemi ngrohës do të funksionoj vetëm gjatë paradites nga ora 05 deri në ora 12, përkatësisht me reduktime, në të mirë të kursimit të lëndës së parë djegëse. Ky regjim i punës do të aplikohet për të gjithë konsumatorët e Prishtinës, përfshirë këtu edhe shkollat dhe institucionet parashkollore.
Termokos ka një marrëveshje me QKUK-në për të furnizuar me lëndë djegëse- naftë, gjatë orëve të pasdites do të organizohet një logjistike shtese nga ana e Termokos-it, me gjithë rrezikshmërinë e operimit të sistemit. Së këndejmi, në orët e mbrëmjes do të mbyllen valvolat nga Ngrohtorja qendrore dhe do të hapen valvolat e Ngrohtores lokale të QKUK-se, dhe ngrohja për QKUK do të funksionoj nga ngrohtorja lokale me naftë, deri në orët e vona të mbrëmjes. Kjo situatë do të vazhdoj deri në stabilizimin e furnizimit me lëndë djegëse.
Lidhur me ankesat e konsumatorëve, të drejtuara në “Termokos” përkitazi me faturimin e muajit dhjetor, menaxhmenti e ndjen për obligim t’i informoj konsumatorët se Termokos nuk faturon në mënyrë paushalli, porse posedon pajisje matëse të energjisë nëpër stacionet termike, në bazë të të cilave vërteton energjinë të cilën e ka dërguar te konsumatorët, nga ku bën edhe faturimin e tyre, bazuar në atë fakt.
Deri në përfundim të sezonit ngrohës, Termokos-it sipas Departamentit të Prodhimit, i nevojiten për furnizim 4 mijë e 700 ton mazut, apo 2 milionë e 855 mijë e 532 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
IPKO me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë