Një nga brengat më të mëdha që ka një shtatzënë është se a po rritet bebja aq sa duhet.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Ndonjëherë thuhet se bebja ka ngecje në rritje. Dyshohet se ajo nuk rritet aq sa duhet nëse barku i shtatzënës është më i vogël se ç’duhet.
Matja bëhet duke e vlerësuat gjatësinë prej simfizës pubike deri te fundusi i mitrës. Më pas, nëse dyshohet për ngecje në rritje bëhet ekzaminimi me ultrazë si dhe disa analiza tjera.
Nëse bebja lind me peshë më të ulët se 2.5 kg, atëherë kjo quhet peshë e ulët në lindje. Ajo, mund të lind me peshë të ulët nëse lind para kohe, por shumë më ndryshe është situata kur ajo lind në termin (pra nga java 37 deri 42), por peshën e ka të ulët.
Janë disa arsye se përse bebja ka peshë të ulët:
– Foshnja mund të jetë e vogël në peshë, sepse prindërit i ka shtatshkurtër dhe të vegjël. Është e logjikshme që nuk pritet që të kenë të njëjtën si bebja e prindërve të gjatë e korpulentë dhe si bebja e prindërve me gjatësi normale trupore.
– Nëse lindja ndodh para kohe.
– Nëse shtatzënia është me binjakë ose trenjakë. Në këtë rast shpeshherë bebet lindin para kohe.
– Nëse bebja ka ndonjë problem të trashëguar.
– Nëse shtatzëna ka çrregullime shëndetësore si për shembull preeklampsia dhe si rezultat ulet qarkullimi i gjakut në placentë.
– Nëse shtatzëna pinë alkool, duhan dhe nëse abuzon me droga. Rrjedhimisht, bebja rritet më pak, sepse merr më pak oksigjen dhe materie ushqyese.
– Shtypja e lartë e gjakut e shtatzënës gjithashtu e çrregullon qarkullimin e gjakut në placentë.
Shumica foshnjave të cilat lindin në termin dhe të cilat kanë peshë të ulët nuk do të kenë probleme më tutje. Se sa është e rrezikuar bebja, varet se çka e ka shkaktuar ngecjen në rritje dhe se a ka lindur para kohe apo në termin.
Nëse ka lindur para kohe mund të ketë probleme me frymëmarrjen (që quhet distres sindromi respirator), mund të kenë rrezik të shtuar për infeksion, mund të kenë hipoglikemi (vlerë të ulët të sheqerit në gjak) dhe probleme me të ushqyerit.
Poashtu mund të kenë problem me mbajtjen e temperaturës adekuate trupore dhe policitemi (tepricë të rruazave të kuqe të gjakut).
Mund të keni dëgjuar se fëmijët që kanë lindur me peshë të ulët do të kenë në të ardhmen probleme shëndetësore dhe të sjelljes, por këto pohime nuk janë të sigurta. Problemet do të jenë më të mëdha sa më e ulët që është pesha e bebes dhe sa më premature që është bebja.
Ndikimi që do të ketë pesha e ulët në lindje në zhvillimin dhe aspektin emocional të bebes varet nga dy faktorë:
a. Shkaku i ngecjes në rritje dhe
b. Java e shtatzënisë kur ka filluar ngecja.
Kur të rritet, një fëmijë që ka lindur me peshë të ulët është më i rrezikuar që të jetë mbipeshë ose obez dhe të ketë sëmundje të sheqerit, shtypje të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.
Veprimi më i mirë që mund të bëni për t’i ndihmuar bebes që të rritet shëndetshëm është që ta ushqeni me gji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe