LAJMI I FUNDIT:

Ç’duhet bërë kur mes jush nuk ka kimi

Ç’duhet bërë kur mes jush nuk ka kimi

Ti dhe ai duheni, keni një komunikim perfekt, por s’keni fare kimi. Jeta seksuale po shkon gjithnjë e më keq, por pavarësisht të gjithave keni qëllimin e mirë për të qëndruar në atë lidhje

Kimia, është një nga elementët kyç që mban bashkë një çift, por në rastet kur ajo mungon ç’duhet bërë?

1. Pyesni partnerin ç’mendim ka për jetën tuaj seksuale

Mund të surprizoheni dhe të mësoni shumë prej përgjigjes që do merrni.

2. Dëgjo nevojat e tij!

Kuptoje çfarë shijon ai për të përmirësuar jetën seksuale. Seks më i mirë për ta, është seks më i mirë për ju.

3. Thekso nevojat e tua!

Nëse dëgjove me kujdes çfarë të tha, tani është radha jote. Thuaji çfarë vlerëson më shumë tek ai dhe tregoji çfarë do të doje më shumë.

4. Vendos nëse do t’i japësh fund kësaj situate!

Nëse të gjitha më lart i keni provuar dhe asgjë s’ka ndryshuar, merrni një vendim. Pikë së pari tregohuni të sinqertë me rëndësinë që ka seksi në jetën tuaj. Nëse jeni tërësisht seksual si njeri, jepini fund lidhjes pasi kimia e vakët nuk bën për ju. /Telegrafi/