LAJMI I FUNDIT:

Pesë shenjat që tregojnë se një mashkull po flirton me ty

Pesë shenjat që tregojnë se një mashkull po flirton me ty

A keni qenë ndonjëherë në dyshime nëse mashkulli simpatik që keni pasur përballë ka qenë duke flirtuar me ju apo jo?

Më poshtë po ju tregojmë disa shenja që tregojnë nëse mashkulli po tregon interes për ju nëpërmjet flirtit apo është thjesht një ndjesi e juaja, transmeton Telegrafi.


1. Buzëqeshje e dashur

Nëse ai ju buzëqesh ëmbël, kjo është një shenjë që tregon se po flirton dhe se ka dëshirë që t’ju flasë.

2. Sy të skuqur

Shpesh, edhe pse nuk e japin veten, nëse mashkulli dëshiron të flirtojë me ju, e tregojnë qartësisht sytë e tij. Nëse ai mundohet ta fshehë këtë, tensioni që krijohet në trup bën që t’i skuqen sytë.

maxresdefault (1)

3. Kontakti me sy

Është tejet i rëndësishëm ky lloj kontakti mes dy personave. Dallohet lehtësisht nëse është flirt apo një shikim i rastësishëm.

4. Pasqyrimi i veprimeve

Ai mund të nisë të bëjë në mënyrë të pavetëdijshme disa veprime të cilat i bëni edhe ju. Kjo mund të ndodhë në mënyrë instiktive, për të treguar afrimitet.

5. Duart në ije

Nëse ai mban duart në ije, kjo mund të jetë një shenjë e qartë që tregon interes mbi ju. Ai po përpiqet të tregohet familjar dhe të thyejë barrierat. /Telegrafi/