"Ai është më i mirë se ti", Ronaldo zbulon lojtarin që djali i tij ia shikon videot

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar se djali i tij, Mateo, shikon video të sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe, dhe i thotë se francezi është më i mirë se ai.
Portugezi e zbuloi këtë në një intervistë, pas së cilës Ronaldo i tha se kishte shënuar më shumë gola dhe i kujtoi se Mbappe kishte humbur një penallti në njërën nga ndeshjet.
“Djali im Mateo shikon video në YouTube të Mbappes, Bellinghamit dhe Camavingas dhe më thotë se Mbappe është më i mirë se unë. I them se kam shënuar më shumë gola, pas së cilës i kujtoj se Mbappe humbi një penallti, dhe ai thotë: ‘Edhe ti humbe’”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“My son Mateo watches YouTube comps of Mbappé, Bellingham and Camavinga. 😂 and he’ll tell me, ‘Mbappé is better than you.’ I tell him, ‘But I’ve scored more goals.’ Then I’ll remind him Mbappé missed a penalty… and he’ll reply, ‘You missed one too.’”
— Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/gzwUurWqON
— carter🌚 (@carter8f) July 29, 2026
Më pas ai i dha këshilla Klubit Mbretëror, duke thënë se francezi i shkëlqyer nuk duhet të luajë si sulmues qendror.
“Ai nuk duhet të luajë si një sulmues tradicional", tha Ronaldo, duke theksuar se Mbappe duhet të lejohet të shfrytëzojë hapësirën në anën e majtë ku mund të përdorë shpejtësinë e tij.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë shtoi se do të ishte i lumtur të ndante përvojën e tij me reprezentuesin francez nëse do t’i jepej mundësia, duke vënë në dukje se të luash si sulmues kërkon lëvizje, pozicionim dhe vendimmarrje specifike të zhvilluara gjatë shumë viteve.

“Do t'i mësoja si të luante si 9-sh sepse as unë nuk kam lindur si sulmues. E mësova atë pozicion", tha Ronaldo, duke kujtuar se si u zhvillua nga një sulmues anësor në një nga golashënuesit më të frytshëm të të gjitha kohërave në futboll.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Real Madridit që ta mbrojë Mbappen duke e lejuar të zhvillohet natyrshëm, në vend që të vendosë pritje shumë të larta për të që të zëvendësojë çdo aspekt të lojës së tij.
“Kylian Mbappé is struggling to play as a striker. If I were at Real Madrid, I’d teach him how to play as a No. 9. He shouldn’t be a typical striker who stays in the box. He’s the player whose style is closest to mine and we’re very similar.”😳
— Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/tHZkGzxdWa
— carter🌚 (@carter8f) July 29, 2026
Ronaldo ka pohuar se Mbappe mbetet një nga futbollistët më të mirë në botë dhe beson se ai do të vazhdojë të lulëzojë te Real Madridi nëse përdoret në një rol që maksimizon cilësitë e tij, në vend që të detyrohet të përshtatet me një rol tradicional të qendërsulmuesit.
Përveç Real Madridit, Mbappe luajti për Monacon dhe PSG-në, nga ku erdhi te Los Blancos, dhe sezonin e kaluar shënoi 42 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat, të cilave ia shtoi edhe shtatë asistime.
Ai shënoi 66 gola në 106 ndeshje të luajtura për ekipin kombëtar francez. /Telegrafi/












































