LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet ekonomia britanike

Ngadalësohet ekonomia britanike

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është regjistruar në ngadalësim gjatë tre mujorit të fundit të vitit të shkuar.

Të dhënat tregojnë se rritja ka qënë në nivelin e 0.5 për qind, ndërkohë që pritshëmirtë flisnin për një nivel në 0.6 për qind. Kjo shifër shënon gjithashtu një rënie në krahasim me rritjen në tre mujorin paraardhës, i cili u fiksua në nivelin e 0.7 për qind. Ngadalësimi i zgjerimit të prodhimit të brendshëm bruto britanik është një sinjal i qartë i tendencës në muajt e ardhshëm, shprehen analistët.

Ekspertët fajësojnë faktorët e jashtëm për një të dhënë të tillë negative për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Rritja e ngadaltë e zonës së monedhës së përbashkët eruopaine, rënia e kërkesës së brëndshme në shitjet me pakicë si dhe niveli i vakët i investimeve, fajësohen si shkaktarët kryesorë të një ekonomie në ngadalsim. Gjithsesi, opinionet kanë qënë të ndryshme.


Shumë ekspertë shprehen se ekonomia britanike po jep një performancë të kënaqshme. Niveli në ulje i papunësisë si dhe tendencat e njëjta për muajt e ardhshëm duket se janë edhe arma më e fortë e një ekonomie e cila po vuan si e gjithë pjesa tjetër e Europës.

Në terma vjetorë, ekonomia britanike është rritur me 2.6 për qind. Kjo shifër, gjithsesi mbetet më e larta që prej vitit 2007. Rritja e prodhimit të brendshëm bruto në Mbretërinë e Madhe mund të hyjë në një territor pozitiv në një ambient të favorshëm, siç do ishte rritja e rrogave, apo inflacioni së bashku me normat e interesit të ulta.

Ekspertët shprehen se parashikimet janë të pamundura, duke qënë se e ardhmja e Eurozonës mbetet e pasigurt. /Telegrafi/