LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohen eksportet japoneze

Ngadalësohen eksportet japoneze

Eksportet e Japonisë janë ngadalësuar në muajin tetor dhe ishin shumë poshtë pritshmërive. Rritja me 4.9 për qind ka qenë poshtë pritshmërive nga analistët për një nivel në 7 për qind, dhe në ngadalësim nga niveli 9.6 për qind i muajit tetor. Dobësia në nivelin e eksporteve mund të ndërlikojë edhe vendimin për rritjen e taksave të shitjes në muajin prill të këtij viti.

Ndërkohë koalicioni kryeministrit Shinzo Abe është konfirmuar në super mazhorancë pas zgjedhjeve të parakohshme të kësaj fundjave, duke i dhënë kështu kreut të ekzekutivit një mandat të freskët për të vazhduar me aplikimin e Abenomics, ose reformimin e stimujve fiskal dhe monetar të kombinuar me reforma strukturore.

Rënia e çmimit të naftës i bashkëngjitet nga ana tjetër parashikimit të zymtë për ekonominë e Japonisë, duke paralajmëruar një rrezik të mundshëm edhe në tregun financiar të vendit. Edhe pse rënia e çmimit të arit të zi favorizon vendet importuese, duhet qëndruar në gatishmëri për vetë faktin se diçka e tillë krijon një gjendje ankthi në parashikimet për ekonominë globale.


Deri në muajin nëntor eksportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rritur me 6.8 për qind, krahasuar me një muaj më parë, ndërsa ato me Kinën me vetëm 0.9 për qind, duke u ngadalësuar dukshëm nga niveli i mëparshëm prej 7.2 për qind. Ndërsa eksportet me vendet e Azisë, që përbëjnë edhe gjysmën e dërgesave të Japonisë jashtë kufijve të kësaj, janë regjistruar në rritje prej 5.8 për qind, por gjithsesi në ngadalësim nga niveli i muajit tetor prej 10.5 për qind.

Ndërsa të dhënat për importet tregojnë një rënie me 1.7 për qind, poshtë pritshmërie për një rritje me 1.7 për qind. Gjithsesi deficit tregtar mbetet i mangët për të 29 muaj me radhë, duke regjistruar kështu aktualisht një suficit prej 7.64 miliardë dollar. /Telegrafi/