Në prag të Halloween, një ditë për të frikësuar veten e të tjerët pa shkak, harrojini “shtëpitë fantazmë” dhe merrni në konsideratë vende reale që të fusin të dridhurat më tepër se çdo film horror.
Merrni për shembull spitalin Gjerman të Beelitz-Heilstätten, i cili u ndërtua në vitin 1898 për pacientët me tuberkulozë, ku edhe Adolf Hitleri u kurua, e tashmë është një vend që të fut frikën në gjendjen që është katandisur.
Ose vizitoni një nga shumë prej kishave të ndërtuara me kocka njerëzish. Apo qytetin fantazmë të Ukrainës, Pripiat, i cili u shkretua pas incidentit në reaktorin bërthamor të Çernobil më 1986, transmeton tch.
Kupola e Kockave në Portugali, u ndërtua me eshtrat e mbi 5000 murgjve dhe u deshën afro 2 vite për ta ndërtuar.
E ngjashme me Kishën e Kockave në Portugali, një Kube në Republikën Çeke u ndërtua me kockat e rreth 40.000 personave.
Arkivolët e varur të Sagada në Filipine, ku anëtarët e një fisi Igorot i vendosin të vdekurit e tyre në anë të një shkëmbi me shpresën se ata do të jenë më pranë paraardhësve të tyre.
Trupa të mumifikuar në varrezat e nëndheshme në Palermo të Italisë. Kufomat janë të shekullit të 16 dhe ky lloj “varrimi” në atë kohë vlerësohej si nder.
Një dhomë e qytetit fantazmë të Pripiat në Ukrainë.
Spitali Gjerman të Beelitz-Heilstatten.
Trupi i mumifikuar i një fëmije në Muzeun e Momias në Meksikë.
Varrezat e vjetra të Hebrenjve të vitit 1478, në të dallohen rreth 12 mijë varre, por nën tokë ndodhen trupat e pajetë të 100 mijë personave.
Varreza e Chauchilla në Peru, mbetjet njerëzore më të vjetra aty datojnë në vitin 1000 para erës sonë.
Një dyqan në Togo. Në të shiten pjesë kafshësh dhe njerëzish për rituale kurimi, e vlerësohet edhe si magazina më e madhe e vodu-së në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak