LAJMI I FUNDIT:

Nga shtatori, starton bursa transportuese e Maqedonisë

Nga shtatori, starton bursa transportuese e Maqedonisë

Në Maqedoni nga muaji shtator do të funksionojë bursa transportuese. Përmes kësaj burse, kompanitë të cilat do të marrin informacione rreth çmimeve, cilësisë të shërbimeve të cilat i ofrojnë transportuesit e mallrave prej një shteti në shtet tjetër

këtë qëllim ministria e transportit dhe lidhjeve dhe lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë firmosën memorandum bashkëpunimi.

“Qëllimi i këtij projekti është lidhje e shpejtë e transportuesve me kompanitë të cilat kanë nevojë për transportin e mallrave të tyre për eksport dhe import”, deklaroi Zllatko Kalenikov, kryetar i Lidhjes së Odave të Maqedonisë.

“Shpresoj që në kohën kur të gjitha lejet dhe licencat transportuese jepen në formë elektronike, kjo bursë do të jetë shllagu mbi tortën në pjesën e komunikacionit transportues”, theksoi Mile Janakievski, ministër i Transporti dhe Lidhjeve.


Sipas ideatorëve të kësaj burse, inspirimi për themelimin e një institucioni të tillë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shpresojnë se dukshëm do ta lehtësojë transportin e mallrave brenda dhe jashtë shtetit. /alsat/