LAJMI I FUNDIT:

Nga FMN-ja, po vjen kredia e parë

Nga FMN-ja, po vjen kredia e parë

Për herë të parë, Kosova pas tri javësh do të nënshkruajë marrëveshjen me FMN-në për 100 milionë euro hua. Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, konfirmon se bisedimet me këtë institucion kanë përfunduar dhe ka mbetur vetëm finalizimi i marrëveshjes.

Pas tri javësh, Kosova përfundimisht do të finalizojë marrëveshjen për aranzhmane financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Bisedimet e shumëpërfolura, për mënyrën se si shteti më i ri anëtar i Fondit do të hyjë në obligime financiare me këtë institucion, kanë përfunduar.

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shla, thotë se ka mbetur vetëm nënshkrimi i marrëveshjes.

“Bisedimet preliminare për këtë ‘stand by agrement’, një program një vit e gjysmë, kanë përfunduar dhe po negociohet për rreth 100 milionë euro”, thekson Shala.


Me këtë program, pasi që FMN-ja nuk financon projekte drejtpërdrejt, i garanton Kosovës një shumë të caktuar të parave, të cilën mund ta shfrytëzojë për nevoja buxhetore.

Megjithatë, për t’i përfituar këto para, Qeveria e Kosovës duhet t’u përmbahet rekomandimeve të Fondit për reforma në administratën publike dhe të përmirësojë politikat makroekonomike.

Numri një i MEF-it shpjegon se janë në rrugë të drejtë dhe do të ketë reduktim natyral të stafit të administratës publike. Me këtë, ai thotë se parashihet të mbetet numri i të punësuarve në nivelin aktual dhe të mos zëvendësohen pozitat e atyre që mbushin moshën e pensionit me persona të rinj.

Sipas tij, misioni i stafit të FMN-së në vizitën e fundit, që ka përfunduar të hënën, ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Qeverisë së Kosovës për stabilitetin buxhetor, për përmbushjen e kërkesave të tyre me hartimin e Ligjit mbi huat publike dhe Ligjit për Bankën Qendrore.

“Kanë bërë vlerësimin e të gjitha sektorëve dhe kanë përkrahur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të ruajtur stabilitetin ekonomik”, ka pohuar Shala.

Fondi, sipas tij, ka përkrahur investimet kapitale të bëra deri më tani, të cilat kanë qenë më të mëdhatë në rajon dhe në vitet tjera thotë se do të mundohen t’i zvogëlojnë subvencionet për t’i rritur edhe më tej këto investime.

Ndërkaq, rritja e shpenzimeve buxhetore për ngritje të pagave, e kritikuar shpeshherë në raportet e FMN-së, për numrin një të financave në Kosovë është gjithnjë pikë konservative. Por, synim i Qeverisë së Kosovës për vitet e ardhshme thotë se do të jetë rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe nga rangimi i sfidave, çështjet sociale dhe pensionet do të jenë me prioritet.

Huaja nga Fondi pritet të plotësojë disa zbrazëtira buxhetore dhe të lehtësojë punën e qeverisë për financimin e prioriteteve.

Në fund të muajit tetor, kur ishte deponuar kërkesa për aranzhmane financiare me këtë institucion financiar ndërkombëtar, krerët e institucioneve kosovare proklamuan se bëhej fjalë për shumën 300 milionë euro, ndërkaq në bisedat e fundit është reduktuar në rreth 100 milionë euro.

Në anën tjetër, Kosova detyrimisht është dashur të hyjë në programe financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përndryshe rrezikon t’i humb 213 milionë euro donacione direkt për buxhet të premtuara nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore në Konferencën e Donatorëve dy vite më parë.

Këta donatorë kanë dashur që fondi të ketë një vlerësim real për buxhetin, politikat financiare, Ligjin për huat publike dhe Ligjin për BQK-në. Në të kundërtën, do të humbej rata e parë e donacionit prej 50 milionë eurosh. Për këtë është arritur që buxheti dhe kërkesat tjera të harmonizohen me standardet e këtij institucioni financiar ndërkombëtar.

Këshilltari i lartë i FMN-së për Evropë, Adam Bennett, pati konfirmuar për “Express” se programi që do të aplikohet për Kosovën do të jetë më specifik dhe me rolin e ri që ka marr Fondi për t’i ndihmuar shtetet e prekura nga kriza edhe ndaj Kosovës do të ketë fleksibilitet. Në njëfarë mënyre, Bennett pati thënë se do t’i mbyllin sytë në disa raste, kur qeveria e ka të pamundur t’i plotësojë kërkesat e Fondit. (Express)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori