LAJMI I FUNDIT:

Nga Danimarka mesazh Barcelonës: Sjellja juaj me Braithwaite është mes ngacmimit dhe abuzimit – një klubi i tillë duhet t’i trajtojë lojtarët me respekt

Nga Danimarka mesazh Barcelonës: Sjellja juaj me Braithwaite është mes ngacmimit dhe abuzimit – një klubi i tillë duhet t’i trajtojë lojtarët me respekt

Drejtori i Shoqatës Daneze të Futbollistëve, Michael Sahl Hansen, pretendon se sulmuesi Martin Braithwaite po vuan nga bullizmi te Barcelona.

Barcelona po i bën presion Braithwëaite që të largohet nga klubi këtë verë, në mënyrë që ata të mund të “zgjidhin problemet e tyre” dhe të sjellin lojtarë të rinj.

Megjithatë, danezi dëshiron ta shkojë deri në fund të kontratës së tij kur ka edhe dy vite të mbetura.


Hansen beson se futbollisti po vuan për shkak të marrëdhënies së klubit të tij.

“Trajtimi që po merr Braithwaite është krejtësisht i paarsyeshëm, ndoshta diku midis ngacmimit dhe abuzimit. Është e turpshme se si Barcelona dëshiron ta heqë qafe atë. Një lojtar që i erdhi në shpëtim kur ata ishin nën presion, tani është i pafavorshëm. Ku është mirësjellja?”, ka thënë ai.

Ai shtoi se katalanasit duhet të tregojnë më shumë respekt për lojtarin.

“Një kontratë është një kontratë, Barcelona dhe Braithwaite janë të lidhur edhe për dy vite të tjera. Martin duhet të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes, ashtu si Barcelona. Një prej klubeve më të mëdha në botë duhet t’i trajtonte lojtarët e tij me më shumë respekt”, përfundoi Hansen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Premier League
Kalo në kategori