LAJMI I FUNDIT:

Nga 2017-a taksë edhe për tokën

Nga 2017-a taksë edhe për tokën

Qytetarët e Kosovës obligohen të paguajnë tatimin në tokë për herë të parë pas luftës. Deri më tani është paguar vetëm tatimi në pronë bazuar në vlerën e objekteve, e parashihet që të zgjerohet tatimi në pronë duke e përfshirë për herë të parë edhe tatimin bazuar në vlerën e tokës.

Fillimi i pagesës së këtij tatimi pritet të ndikojë në rritjen e të hyrave vetjake të komunave, të cilat kryesisht shkojnë në investimet kapitale.

Shkëlzen Morina, drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, ka thënë se parakusht për fillimin e këtij tatimi është miratimi i Ligjit për tatimin në pronë. Morina ka thënë se Ministria e Financave është në proces të draftimit të këtij projektligji që pritet të kalojë në Qeveri dhe Kuvend për miratim. Tek pas hyrjes së ligjit në fuqi, Morina thotë se do të nisë aplikimi i tatimit në tokë.


“Vetëm pas miratimit të këtij ligji mund të kemi më të qartë kohën se kur mund të fillojë aplikimi i këtij tatimi. Tatimi në tokë është një temë shumë e ndjeshme dhe nevojiten përgatitje të mëdha, pasi po aplikohet për herë të parë pas luftës”, ka thënë Morina.

Ai ka thënë se Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SIDA që e përkrah ministrinë për këtë çështje do të ndihmojë në vlerësimin e tokave për pagesën e tatimit. Vlerësimi i vlerës së tokave do të bëhet në bashkëpunim me ekspertët suedezë dhe ata të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Kalo në kategori