LAJMI I FUNDIT:

Neymar do t’ia përsëris kërkesën për largim drejtuesve të PSG-së, takimi pritet të ketë tensione  

Neymar do t’ia përsëris kërkesën për largim drejtuesve të PSG-së, takimi pritet të ketë tensione  

Ylli brazilian, Neymar do të përsërisë kërkesën e tij për t’u ribashkuar me Barcelonën në një takim me drejtorin sportiv të Paris Saint-Germain, Leonardo.  

Sipas gazetës katalunase Sport, Neymar pritet të ketë një takim me drejtorin Leonardo pasi u kthye sot (e hënë) në klub.

Takimi thuhet se do të shënohet me tension. Neymar do të përdorë takimin për të forcuar dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi.


Neymar kryeson listën e 15 lojtarëve më të kushtueshëm me të gjitha transferimet që kanë pasur, pas tij vijnë yje si Ronaldo, Ibrahimovic dhe Anelka
Lexo po ashtu Neymar kryeson listën e 15 lojtarëve më të kushtueshëm me të gjitha transferimet që kanë pasur, pas tij vijnë yje si Ronaldo, Ibrahimovic dhe Anelka

Ylli brazilian dëshiron të kthehet në Barcelonë këtë verë dhe pozicioni i tij është i pa-negociueshëm, edhe pse ai ka të mbetura edhe tre vjet në kontratën e tij me PSG-në.

Neymar Jr. e do me çdo kusht rikthimin te Barcelona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Qëndrimi i Neymarit është i njëjtë me atë që u përkthye në klub në fund të majit, kur ai u largua nga Franca për t’u bashkuar me ekipin kombëtar brazilian për Copa America.

Që nga atëherë, 50 ditë më parë, kontakti mes klubit francez dhe atij spanjoll nuk ka sjellë një marrëveshje.

Barcelona po konsideron ofrimin e tre yjeve në këmbim të Neymarit
Lexo po ashtu Barcelona po konsideron ofrimin e tre yjeve në këmbim të Neymarit

Të gjithë të përfshirët besojnë se saga do të zvarritet për disa javë dhe mund të shkojë edhe deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Takimi mes Neymarit dhe Leonardo, në Paris, është kapitulli i fundit, në të cilin sulmuesi brazilian dhe PSG do të deklarojnë qëndrimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori