LAJMI I FUNDIT:

Nexus 6 vs. Galaxy Note 4: Cili është fableti më e mirë në Android?

Nexus 6 vs. Galaxy Note 4: Cili është fableti më e mirë në Android?

Viteve të fundit, Google është bashkuar me disa nga prodhuesit më të njohur të telefonave të mençur mobil për të krijuar linjën e telefonave më të mirë të në sistemin e saj operativ Android, për të cilën asnjëri nga ne nuk ka dëgjuar në pesë vitet e fundit.

Çdo model i ri i telefonit ose tabletit të Nexus vjen me versionin e fundit të Android, dhe është më i mirë sesa versioni paraprak.
Arsyeja e krijimit të kësaj linje ka qenë që të tregohet se sa i mirë është sistemi operativ i Google kur është origjinal dhe pa ndërfaqet e komplikuara të cilat i shtojnë prodhuesit e pajisjeve tjera mobile që bazohen në këtë platformë mobile.

Dhe modeli më i ri i fabletit, Nexus 6, të cilin për Google e ka prodhuar Motorola, është në pothuajse çdo mënyrë më i mirë se paraardhësit i tij, Nexus 5. Edhe për kah dizajni, ekrani, jetëgjatësia e baterisë dhe kamera – të gjitha vijnë të përmirësuara. Por problemi kryesor i këtij modeli mendohet se është madhësia e ekranit prej 6 inç.

Sipas WSJ, Nexus 6 është aq i madh, sa që nuk i rekomandohet njerëzve me dorë të vogël ta blejnë atë, apo nëse xhepi i pantollonave të tyre është i vogël dhe i ngushtë. Krahasuar me iPhone 6 Plus, Nexus 6 është më i gjatë, më i trashë dhe më i rëndë. Dhe dallimi i ekranit për 0.5 inç ndoshta duket i vogël, mirëpo kur pajisja mbahet në dorë atëherë i njëjti duket tejet i madh.


Por, në fund të fundit: nëse jeni të interesuar për një fablet, analistët do të ju vlerësojnë të çmendur nëse nuk e konsideroni edhe Nexus 6 kundër iPhone 6 Plus dhe Galaxy Note 4. Asnjë prej këtyre pajisjeve nuk janë të mira për operim me një dorë, por nëse ju keni nevojë për një ekran të madh-për libra, filma, emaila dhe shfletim të internetit-ju rekomandohet që të filloni nga këtu (Nexus 6).

Dhe kur dihet se Galaxy Note 4 dhe Nexus 6 janë dy fabletët më të mirë që bazohen në sistemin operativ Android, mbase vlen të shikohet edhe kjo video e cila i krahason këto dy pajisje të famshme.

Cilin do ta kishit zgjedhur ju, dhe pse?

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori