LAJMI I FUNDIT:

Nestle mund ta braktisë Zvicrën

Nestle mund ta braktisë Zvicrën

Kompania më e madhe për produkte ushqimore në botë, “Nestle”, mund ta braktisë vendlindjen e saj Zvicrën, nëse autoritetet vendosin të përcaktojnë limit të rrogave të udhëheqësve të saj.

Ky do të jetë fillim i fundit – përgjigjet drejtori i përgjithshëm Peter Brabek, në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Qeveria zvicrane vendosë limit për rrogat e kuadrove të larta.

Do të jemi të detyruar të pyetemi nëse Zvicra është vendi më i mirë për centralin e kompaninë, shton ai.

Kriza financiare dhe ekonomike shkaktoi hidhërim rritës kundër rrogave dhe premive të udhëheqësve të kompanive të mëdha, e veçanërisht të bankierëve. Javëve të fundit udhëheqësit politikë të disa shteteve të mëdha industriale propozuan kufizim të rrogave.


Sipas Brabekut, pika më tërheqëse e Zvicrës është siguria ligjore, që e ofron. Por, sipas tij, kjo siguri e cila deri tani ishte solide si bllok graniti ka filluar të pëlcasë.

Nën trysninë e jashtme dhe synimeve populiste brenda në shtet Qeveria tregon gatishmëri për t`i ndryshuar ligjet, është i shqetësuar drejtori i Nestle-s.

Kjo është e dëmshme për Zvicrën. Shteti kishte reputacionin se nuk heqë dorë ndaj llojit të këtillë të trysnisë, theksoi ai dhe përmendi shembullin e gjigantit bankar zvicran Ju Bi Es, i cili duhej të pajtohet që ta zbulojë identitetin e afër 4500 klientëve të saj amerikanë, krahas sekretit të njohur bankar zvicran.

Siguria ligjore në Zvicër duhet të përtërihet, theksoi Brabek. Nestle, centrali i së cilës është në Veve, vitin e kaluar realizoi fitim neto 18 miliardë franka zvicrane (17,3 miliardë euro).