LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillojnë grevat e punëtorëve të KEDS-it

Nesër fillojnë grevat e punëtorëve të KEDS-it

Sindikata e Pavarur e Energjetikes së Kosovës nga nesër do të filloj me grevë e cila do të filloi nga ora 9:00 deri në 10:00 para KEDS-it. Greva do të zgjasë deri të premten, ku do të përfundoj me një grevë nga ora 9:00 deri në 16:30.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj Sindikate, Fehmi Pajaziti, i cili tha se kërkesat e tyre që kanë shtyrë deri te greva janë ngritja e pagave, sistemimi i punëtorëve dhe zbatimi i marrëveshjes kolektive.

Sipas tij, punëtoret e KEDS-it janë të shkelur me paga krahasuar me ato të KEK-ut, pasi që ajo dallon deri në 40 %. Gjithashtu, ai tha se KEDS-i ka kërcënuar punëtorët, duku iu thënë se kjo grevë është e paligjshme dhe në rast se punëtorët marrin pjesë do t’u hiqet mëditja dhe më tutje, që sipas sindikatës, kjo nënkupton edhe të shkëputje të kontratës.


“Punëtorët e KEDS-it kanë paralajmëruar se do të futen në grevë dhe pikërisht ditën e nesërme, punëtorët e KEDS do të fillojnë me grevën e paralajmëruar qysh më herët, duke filluar nga ora 9 deri në orën 10, gjegjësisht orari i grevës është, dita e martë prej 9 deri në 10, në të gjithë nën distriktet para objekteve të KEDS, aty që nuk ka oborr rose vend të mjaftueshme janë në vendet e punës, mirëpo nuk punojnë. Dita e dytë të enjten të gjitha në distriktet, para qendrës dhe dita e tretë të premten, distrikti i Prishtinës, fillon në 9 dhe përfundon në orën 16 e 30, kurse, distrikte të tjera që vijnë nga qytetet e tjera, vijnë në orën 11:00 i bashkëngjitën grevës. ….. Kërkesë imediate është ngritja e pagës nën 1 dhe nën dy është sistemimi i punëtorëve dhe marrëveshja kolektive”, tha ai.

Pajaziti tha se menaxhmenti i KEDS, vetëm një orë para konferencës së sotme i ka ftuar në takim një delegacion nga FSPE dhe sipas tij,në takimin e mbajtur me ta, nga ana e tyre është thënë se nuk janë shterur të gjitha mundësitë ligjore për ndërmjetësim dhe se nuk është nevoja për të organizuar grevë./Telegrafi/