LAJMI I FUNDIT:

Nesër dy lagje pa ujë në Prishtinë

Nesër dy lagje pa ujë në Prishtinë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e lagjeve “Ulpiana” dhe “Aktash” në Prishtinë, se të enjten duke filluar nga ora 10:00-18:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të disa punimeve teknike.

“Punimet e ditës së nesërme janë në kuadër të fazës së II-të të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, dhe më konkretisht kyçja e gypit me diametër fi 450 mm në rrjetin e ri-Faza e II-të”, ka njoftuar ujësjellësi.

Punimet do të kryhen në rrugën “Rexhep Mala” në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë. Sipas zyrtarëve të ujësjellësit, të gjitha punimet po bëhen për një mirëqenie më të mirë, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm. /Telegrafi/