LAJMI I FUNDIT:

Nëse s’ka rritje të pagave deri më 10 janar, SBASHK-u në grevë

Nëse s’ka rritje të pagave deri më 10 janar, SBASHK-u në grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nëpërmjet një letre, ka njoftuar udhëheqësit e institucioneve se, nëse nuk ka rritje të pagave në masën e 25 për qind siç ishte premtuar nga i-sh Kryeministri Hashim Thaçi gjysma e janarit do të hynë në grevë.

Letra e plotë e SBASHK-ut:

-Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga,
– Kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa,
– Kryeparlamentarit , z. Kadri Veseli,
-Ministrit në MASHT, z. Arsim Bajrami,
-Ministrit në MF, z. Avdullah Hoti


Të nderuar udhëheqës të lartë të shtetit të Kosovës Ju përshëndes në emër të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Të nderuar udhëheqës të lartë të shtetit të Kosovës, duke u gjendur në një situatë të re dhe aspak të këndshme, pasi që u deklarua se nuk do të ketë rritje pagash, që ishin premtuar e as nuk ka gatishmëri për implementimin e plotë të Marrëveshjes së përgjithshme Kolektive Kontratës Kolektive të sektorit të arsimit, të dyja këto të nënshkruara dhe të mbuluara me marrëveshjen se pjesa që kërkon implikime buxhetore do të vihet në jetë në janarin e vitit 2015, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, që është organi më i lartë sindikal mes dy Kongreseve, në emër të demokracisë së brendshme ka shpërndarë nëpër gjithë shkollat e Arsimit Parauniversitar formularë për deklarim.

Nga këta formularë vërehet se mësimdhënësit e Kosovës kanë autorizuar Këshillin Drejtues, Kryesinë dhe kryetarin e SBASHK-ut që nëse deri më 9 janar nëse JU përfaqësuesit më të lartë të Kosovës nuk reflektoni në angazhimet për dialog dhe përmbushje të kontratës dhe hapjes së dialogut për ngritje pagash, atëherë SBASHK-u do të fillojë më 10 janar me veprime sindikale sipas Ligjeve gjegjëse dhe Statutit të kësaj Sindikate.

Të nderuar udhëheqës të lartë të shtetit të Kosovës kjo do të thotë se nëse mungon reflektimi Juaj në mesin e janarit do të shpallet greva e përgjithshme dhe do të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Kosovës.

Ju drejtohem me apelin që të veproni në përmbushje të Kontratës sonë Kolektive, që është nënshkruar më 11 prill 2014 në mes të MASHT dhe SBASHK dhe ta hapini mundësinë për dialogun për ngritje pagash. Nga Ju varët se cila do të jetë situata në shkollat e Kosovës.

JU përshëndesë duke shprehur gatishmërinë për takime me ju dhe për bashkëbiseda në shërbim të zgjidhjes së këtyre kërkesave legjitime e reale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori