LAJMI I FUNDIT:

Negociatat për Opelin, mbyllen pa sukses, General Motors rrit ofertën 300 mln euro

Negociatat për Opelin, mbyllen pa sukses, General Motors rrit ofertën 300 mln euro

Qeveria gjermane nuk po vendos dot se me cilën kompani do të bashkëpunojë për të shpëtuar markën e njohur të prodhimit të makinave, Opel.

Sipas të dhënave, takimi i nivelit të lartë në kancelarinë gjermane për të ardhmen e prodhuesit Opel, i cili zgjati plot 11 orë, nuk arriti dot të dilte me ndonjë rezultat konkret.

Ministri gjerman i ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg dhe ministri i financave Peer Steinbrück sqaruan se marrëveshja nuk u arrit për shkak të koncernit mëmë të Opelit, General Motors dhe qeverisë amerikane, megjithatë kanë lënë si afat për zgjidhjen e çështjes ditën e premte.

Sipas të dhënave të Steinbrückut, General Motors ka rritur kërkesat financiare për shpëtimin e Opelit në 300 milionë euro.


"Janë gjithsej afro 300 milionë euro të cilat duhet të mbulohen në një afat shumë të shkurtër dhe kjo ndikoi në zgjatjen e kësaj nate.

Në fakt janë ndarë disa detyra për të dy investuesit e vetëm që kanë mbetur. Ndërkohë një investues është përjashtuar nga konkurrenca. Pasi që nuk ka kuptim që të heshtet gjatë për këtë mund të them se është fjala për investuesin Rippleëood. Fiati dhe Magna janë ende në lojë", tha Steinbrück.

Të tre të interesuarit për Opelin, të cilët kanë paraqitur edhe ofertat e tyre, janë përfaqësuesit e koncernit italian Fiat, ata të koncernit kanadezo-austriak Magna si edhe investitori financair amerikan Rippleëood.

Atyre u kërkohet që t’i rrisin ato, në mënyrë që të përmbushet edhe kërkesa e General Motors

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori