LAJMI I FUNDIT:

Në të vërtetë njëbrirëshi ekziston

Në të vërtetë njëbrirëshi ekziston

Nuk është kali i bardhë që ka një bri në mes të ballit, por është një dem që ka lindur në një fermë në Brazil.

E tëra që dihet, është se ky dem quhet Diamond dhe dallon nga të tjerët.

Demi ngjyrë kafe, në vend të dy brirëve në anë të ndryshme të kokës, e ka vetëm një në maje të kokës.

Nuk janë dhënë më shumë detaje, rreth fotografive të këtij njëbrirëshi, që po qarkullojnë në rrjete sociale. /Telegrafi/