LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet e Maqedonisë hopsitalizohen 366 të infektuar

Në spitalet e Maqedonisë hopsitalizohen 366 të infektuar

Momentalisht ka 366 pacientë nga 2.626 raste aktive që po shërohen në spitale nga coronavirusi.

Në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 82 pacientë ndërsa në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 1 fëmijë dhe një nën me Covid-19, si dhe tre fëmijë dhe tre gra të cilët dyshohet se janë të infektuar.

Në spitalin ‘8 shtatori’ janë hospitalizuar 33 pacientë prej të cilëve dy janë në respirator.


Në spitalin e Manastirit ka 13 pacientë, ndërsa në spitalin e Shtipit ka gjithsej 43 pacientë. Në Repartet Infektive në Tetovë, Gostivar, Prilep, Kumanovë, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar gjithsej 187 pacientë me coronavirus./Telegrafi/