LAJMI I FUNDIT:

Në shtator përfundon edhe krahu tjetër i Durrës-Kukës

Në shtator përfundon edhe krahu tjetër i Durrës-Kukës

Krahu Tiranë-Morinë i autostradës Durrës-Kukës-Morinë, projekti më i madh infrastrukturor në Shqipëri, pritet të përfundojë në fund të muajit shtator.

Punimet në këtë pjesë të autostradës kanë ecur shpejt dhe ekspertë të Ministrisë së Transporteve thonë se në fund të muajit që vjen do të jenë gati të katër korsitë, 2 korsi në çdo drejtim, në të cilat shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë.

Njëri krah (Morinë-Tiranë) i kësaj autostrade u përurua nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan, në 25 qershor të këtij viti.

Autostrada e re, e konsideruar si një vepër gjigande, kalon në Durrës-Vorë-Fushë Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morin. Gjatësia totale e kësaj autostrade llogaritet 170 km, nga të cilat 111 km rrugë e re. /gazeta-start/