LAJMI I FUNDIT:

“Në Kosovë me dashuri”, për Ditën Kombëtare të Çekisë

“Në Kosovë me dashuri”, për Ditën Kombëtare të Çekisë

Me rastin e Ditës Kombëtare të Çekisë, Ambasada e saj në Prishtinë, do të ekspozojë fotografitë që ilustrojnë përditshmërinë e vërtetë të jetës, në Prishtinë dhe në vendbanimet tjera në Kosovë. Këto fotografi janë vepra të Albert Pich – autor i njohur çek për fotografitë në rrugë, të bëra gjatë tetë viteve të qëndrimit në Kosovë.


Kjo foto ekspozitë është titulluar “Në Kosovë me dashuri”, një titull që i referohet motos së Presidentit Vaclav Havel:

“E vërteta dhe dashuria duhet të mbizotrojnë ndaj gënjeshtrës dhe urrejtjes”. Fotografitë që do të ekspozohen, të realizuara në stilin e fotografive të bëra në rrugë, hapin zemrën e shikuesit dhe e bënë atë pjesë të skenës së vërtetë në rrugë, pa e lënë mundësinë e dyshimit për mashtrim.

Sipas njoftimit, koncepti i ekspozitës së zhvilluar nga Ambasada e Çekisë është menduar si një reflektim natyral artistik mbi një iniciativë të mirëfilltë të Kosovës #InstaKosovo (hapësirë kreative e  diplomacisë alternative të Kosovës e nisur nga Ministria e Punëve të Jashtme  të Kosovës. Kjo nismë  përdorë kanalet e reja për komunikim, kryesisht në mesin e të rinjëve, për të përhapë një porosi me mjete jo-verbale).

Ekspozita përbëhet prej 32 fotografive bardhë e zi. Këto fotografi do të ekspozohen në 16 panele me dimensione 1,6 x 2m., në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës, si pjesë e pritjes për Ditën Kombëtare të Çekisë do të bëhet  sot në orën 18.00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 nëntor 2016.

Albert Pich, artist nga Çekia, i njohur për fotografitë në rrugë – portreti i të cilit ekziston vetëm nga ana e prapme, është themelues dhe administrator i foto-grupit “Street photo is not just click in the street…” (“Fotografia e bërë në rrugë nuk është vetëm një shkrepje në rrugë”) me 900 anëtarë. Disa nga fotografitë e tij nëpër rrugë janë publikuar në foto galerinë e SHBA-ve “Pure Street photography”.

Ai ka punuar në Kosovë nga viti 2007 deri më 2015.

Ambasadori i Çekisë do të mbajë fjalën e hapjes.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori