LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani rritet dallimi ndërmjet të pasurve dhe të varfërve

Në Gjermani rritet dallimi ndërmjet të pasurve dhe të varfërve

Në Gjermani rritet dallimi ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, ndërkaq gjithnjë e më evident është edhe dallimi ndërmjet pjesëve lindore dhe veriperëndimore nga rajonet më të pasura jugore, tregojnë rezultatet nga hulumtimi më i ri.

Sipas hulumtimit të asociacionit social gjerman Paritetishe", numri i personave të cilët jetojnë me më pak se 60 për qind nga të ardhurat mesatare nacionale, që është pragu u varfërisë, në vitin 2007 arriti 19,5 për qind në provincat lindore dhe 12,9 për qind në provincat perëndimore.

Hulumtimi tregon edhe se në pjesët jugore të vendit, si për shembull në provincat Hesen dhe Bavari, numri i personave të cillët jetojnë në prag të varfërisë është pakësuar.

"Njëzet vite pas rënies së Murit të Berlinit Gjermania nuk është më e ndarë në dy, por në tre pjesë. Sa i përket varfërisë, ndarja është më e madhe se kurdoherë", deklaroi drejtori i "Paritetishe", Ulrih Shnajder.


Hulumtimi tregon se ekziston ndarje e qartë ndërmjet rajoneve jugore, ku niveli i varfërisë është 10,8 për qind dhe pjesëve veriperëndimore, ku ajo shënon 14,6 për qind.

Sipas hulumtimit, nivel më të lartë të varfërisë, 27 për qind, ka në rajonin Pomerania perëndimore, e cila ndodhet në kufirin verior me Poloninë, përderisa rajoni më i pasur është Shvarcvaldi, në jugperëndim të Gjermanisë, ku varfëria shënon 7,4 për qind.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori