LAJMI I FUNDIT:

Në brendi të Ushtrisë së Kosovës, njihuni me tregimet e dy pjesëtarëve të FSK-së, Ilirianë Bunjaku dhe Muharrem Asllani

Në brendi të Ushtrisë së Kosovës, njihuni me tregimet e dy pjesëtarëve të FSK-së, Ilirianë Bunjaku dhe Muharrem Asllani

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës punën e tyre e konsiderojnë nderë dhe përgjegjësi ndaj atdheut.

Ilirianë Bunjaku, pjesëtare e FSK-së tha për Telegrafin se kontributi dhe sukseset e femrës në përgjithësi si dhe në ushtri kanë bërë që të thyhen tabutë shoqërore.

“Me punën dhe rezultatet tona po tregojmë ditë për ditë që edhe ne si gjini femërore po mundemi me i kry detyrat si ushtarët tjerë”, tha ajo.


“Është përgjegjësi e madhe që e ndjejmë dhe e mbajmë mbi supe, mirëpo angazhimi dhe puna jonë po i tregojnë vazhdimisht të arriturat tona”, tha ajo.

Bunjaku tha se numri i gjinisë femrore në FSK vazhdimisht po rritet.

Bunjaku është përzgjedhur ta vazhdojë shkollimin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëntoger: Ilirianë Bunjaku / Foto: Korab Basha

Ndërsa, major Muharrem Asllani thotë se shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës është ndenjë e veçantë.

“Karakteri që na e ka dhënë ushtria na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu”, tha ai, duke shtuar se besimi që kanë qytetarët në FSK iu jep obligim shtesë.

Major: Muharrem Asllani / Foto: Korab Basha

Ai tregon se në FSK kanë aktivitet tejet të ngjeshur, që nga ora 08:00-16:00, çdo që është e specifikuar dhe e detajuar.

Ndryshe, mosha mesatare në FSK është 25 vjeçare, ku në raport me shtetet e rajonit është mjaft e re.

Për më shumë shikoni videon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori