Dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku një person ka humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar.
Pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa një është lënduar lehtë.
Aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës, i cili drejtonte automjetin me targa sllovene. Shoferi 40-vjeçar ka qenë duke lëvizur me veturë nga lindja në perëndim dhe në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur pjesën e përparme të majtë të një automjeti tjetër me targa kroate, i cili drejtohej nga një shtetas 45-vjeçar kroat.
Shoferi 45-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët e atij mjeti, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, raporton index.hr.
Në spitalin e lartpërmendur është ndaluar për shkak të lëndimeve të rënda shtetas i Kosovës.
Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar janë në gjendje të rëndë për jetë, ndërsa një 18-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe tashmë është liruar për trajtim në shtëpi.
Policia e Dubrovnikut menjëherë pas lirimit nga spitali të shoferit 40-vjeçar do të nisë hetim penal për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit trafiku në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës