LAJMI I FUNDIT:

Në AKP diskutohet çështja e “Grandit”

Në AKP diskutohet çështja e “Grandit”

Në mbledhjen e AKP-së mësohet se është diskutuar edhe çështja e hotelit “Grand”, një nga katër ndërmarrjet e privatizuar me spin-off special, të cilave iu kanë mbetur edhe 30 ditë kohë për bindjen e bordit të AKP-së për mostërheqjen e aksioneve.

Burimet brenda Bordit kanë thënë se gjatë mbledhjes së 21-të, anëtarët e Bordit janë njoftuar për zhvillimet e fundit rreth hotelit “Grand”. Ata janë njoftuar se një bankë i ka ofruar Grandit kredinë, të nevojshme për kryerjen e investimeve.

Ditë më parë edhe vetë blerësi i hotelit “Grand”, Zylqef Berisha, i pati thënë Kohës Ditore se është në përfundim të negociatave me një bankë të jashtme për përkrahjen financiare, përkatësisht sigurimin e dokumentit për përkrahjen financiare.


“Emri i bankës do të jetë konfidencial deri në finalizimin e marrëveshjes”, pati thënë ai.