LAJMI I FUNDIT:

Në 21-vjetorin e themelimit të AAK-së, Haradinaj: Vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura të Kosovës

Në 21-vjetorin e themelimit të AAK-së, Haradinaj: Vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura të Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,  në 21 vjetorin e themelimit të AAK-së, tha se më 2 maj 2000 idealet politike të atdhetarëve dhe lëvizjeve për liri morën emrin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj  tha se brezi i ri politik në AAK veproi bashkë me qytetarët dhe me Kosovën nëpër sfidat e lirisë deri në pavarësinë e vendit dhe se vazhdon të veprojë edhe sot për Kosovën me një ekonomi të fortë, të sigurtë, anëtare të NATO-s të prirë nga Amerika e gjithashtu anëtare të OKB-së.

“Aleanca dallon nga partitë e tjera, për faktin jo vetëm se i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e kanë edhe krijimi i ministrive të para të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë, vulën e Aleancës e kanë të gjitha punët që janë sot themel i shtetit tonë”, tha Haradinaj.


“Ne vendosëm vet, nuk dialoguam me Serbinë, vendosëm vet për taksën dhe reciprocitetin, vendosëm vet për sovranitetin tonë duke mbrojt ekonominë e Kosovës. Ne vendosëm vet për Ushtrinë e Kosovës e cila me mandat kushtetues mbron Kosovën në gjithë territorin e saj. Ne vendosëm vet për Trepçën, ne vendosëm vet për pavarësimin energjetik. Vulën e Aleancës e kanë edhe aktet që dikur e edhe sot çmohen nga të gjithë: dorëheqja e parë e kryeministrit të qeverisë së vendit, ashtu edhe dorëheqja e dytë, përballja me dinjitet para aktakuzave me Tribunalin ndërkombëtar dhe pafajësia e pastërtia e Luftës së UÇK-së”.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë, të punojmë, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë t’i flasin punët tona. Vulën e Aleancës e ka edhe Ligji për Pagat, që ende po mbahet pezull si i tillë. Vulën e Aleancës e ka Ligji për Kryeqytetin, Implementimi i Ligjit për Obiliqin. Vulën e Aleancës e ka edhe rikthimi i prodhimit energjetik në KEK, e edhe shumë punë të tjera në arsim, shëndetësi, kulturë, por, ajo që është me rëndësi, vulën e Aleancës e ka gjithmonë qytetari i vendit i cili çdo herë mund të llogaris në ne, si në kohën e refuzimit të Planit 6 pikësh të Ban Ki Munit, si në kohërat e vështira të sotme, të përballjes me ‘non papers’”, shtoi Haradinaj.

Ai tha se nuk duhet harruar që Aleanca është këtu dhe se në zgjedhjet e ardhshme komunale AAK do i tregojë të gjithëve se qytetarët i besojnë Aleancës.

Haradinaj falënderoi të gjithë themeluesit e Aleancës dhe qytetarët duke i ftuar ata që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori