LAJMI I FUNDIT:

Në 10 vite, presidenti Trump humbi 1.2 miliard dollarë nga bizneset e tij

Në 10 vite, presidenti Trump humbi 1.2 miliard dollarë nga bizneset e tij

Bizneset e presidentit amerikan, Donald Trump, humbën më shumë se 1 miliard dollarë brenda një dekade duke nisur nga viti 1985.

Në bazë të transkripteve të siguruara nga gazeta prestigjioze “New York Times”, humbjet në fillimvitet 90 arritën mbi 250 milionë dollarë.

Këto deficite të mëdha ndihmuan magnatin e hoteleve, kazinove dhe pasurive imobiliare që të shmangë taksat për 10 vite më radhë.


Kreu i Shtëpisë së Bardhë vazhdimisht e ka etiketuar veten e tij si një miliarder dhe negociator i klasit të parë që ka korrur sukses vetëm falë forcave të veta.

Raporti i Times ofron një paraqitje të rrallë në një histori tatimore që Trump ka luftuar mjaft dëshpërimisht për të mbajtur jashtë syrit publik, shkruan javanews.al.

Transkriptet fillojnë në vitin 1985, kur Trump u rendit në Forbes si një nga njerëzit më të pasur në Amerikë me një vlerë neto të vlerësuar prej 600 milionë dollarë.

Ishte hera e parë që Trump u shfaq në listë nga i ati i tij Fred Trump.

Rivalët e tij demokratë prej vitesh kërkojnë që Trump t’i bëjë publike të ardhurat personale dhe të bizneseve të tij, pasi druhen se mund të ketë konflikte interesi ose ka shmangur taksat përmes skemave të dyshimta të falimentit.

Një kërkesë e tillë i është drejtuar edhe ministrisë vendëse të financave, por këtë javë kreut i dikasterit, Stiven Menuçin, u përgjigj se nuk shihte arsye ligjore për kërkesën e demokratëve.

Vetë presidenti amerikan ka theksuar se bizneset e tij po analizohen nga kontrollorët financiarë ndaj nuk mund të publikohen.

Ndërkaq, prej zgjedhjes së tij në zyrën më të lartë të shtetit amerikan, të gjitha bizneset e organizatës Trump, me një qarkullim vjetor rreth 10 miliardë dollarë, i kanë kaluar djemve të tij.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori