LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon ligji për pastrimin e parave

Ndryshon ligji për pastrimin e parave

Personat e huaj që duan të hapin një llogari bankare në Shqipëri apo të realizojnë trasaksione në bankat e nivelit të dytë tashmë duhet që të raportojnë në detaje të dhënat e tyre.

Bankat në Shqipëri tashmë do të kenë më tepër kujdes në realizimin e transaksioneve apo hapjen e llogarive për personat e huaj. Komisioni i ekonomisë dhe financave miratoi ndryshimin që sipas hartuesit Florian Mima do të rrisë mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.

Ndërkohë një e rëndësishme sipas drejtorit të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave është edhe shtesa që detyron agjencitë valutore për të dhënë të dhënat e personave të cilët realizojnë shkëmbime të valutës deri në masën 200 mijë lekë.

Ndryshimet në projektligj u kërkuan nga drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave me rekomandimin e KE-së. /Telegrafi/