LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon çmimi i naftës në Maqedoni

Ndryshon çmimi i naftës në Maqedoni

Derivatet e naftës që nga e marta në Maqedoni kanë pësuar ndryshime të vogla të shitjes me pakicë, ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas këtij komisioni, benzina lirohen për 0.5 denar, ndërsa dizeli për 1.5 denarë. Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 është 74.50 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë 76 denarë për litër.

Eurodizeli D-E V është 65.50 denarë, ndërsa Dizeli 2 prej 54.50 denarë. Për 1.462 denarë shtrenjtohet edhe Mazuti M-1 dhe do të shitet për 37.070 denarë për kilogram.

Korrektimi i çmimeve u bë pas shtrenjtimit të naftës së papërpunuar në tregun botërore gjatë dy javëve të fundit si dhe për shkak të ndryshimit të kursit të denarit në raport me dollarin. /Telegrafi/