Qeveria e re i ka ndërruar emrat e disa ministrive. Njohës të çështjeve ekonomike e konsiderojnë të paarsyeshëm ndërrimin e emrave, për shkak se nuk përputhen me përmbajtjen e ministrive përkatëse. Ndërsa, ish-udhëheqës të ministrive përkatëse e quajnë ide të qëlluar ndërrimin e emrave, apo shkrirjen në ministri tjera.
Qeveria e re vjen me ministri të reja, apo me emra të ndryshuar. Kështu, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit më nuk ekziston, por në vend të saj është Ministria e Infrastrukturës.
Ministria e Ekonomisë dhe e Financave është ndarë në Ministri të Zhvillimit Ekonomik dhe Ministri të Financave. Ndërsa, Ministria e Energjisë dhe Minierave është shkrirë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë të paarsyeshëm ndërrimin e emrave të ministrive, përderisa për ish-udhëheqës të këtyre ministrive ky vendim është i qëlluar.
Musa Limani, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se Qeveria e re ka gabuar me emërtime të reja, pasi emërtimi i tyre nuk përputhet më përmbajtjen dhe funksionin e ministrive përkatëse.
“Unë mendoj se aty është bërë një gabim, sepse edhe Ministria e Energjetikës dhe Minierave duhet të jetë me emërtimin e caktuar, sepse vetë proceset dhe funksioni i veprimit të kësaj ministrie ka të bëjë me energjetikën dhe minierat. Prandaj, është një ndarje shumë negative dhe një emërtim jo adekuat”, vlerëson Limani.
Lumir Abdixhiku, nga Instituti “Riinvest” thotë se ky institut parimisht ka qenë për shkurtimin e Qeverisë dhe grumbullimin e ministrive sipas sektorëve të ngjashëm. Ndërsa, ky ndryshim i emrave, në shikim të parë duket e qëlluar, mirëpo, thotë ai, Qeveria e ka bërë rritjen e numrit të zëvendësministrave dhe ekzistencën e disa ministrive të panevojshme.
“Besoj se ka pasur hapësirë shumë më të madhe, që të vihen interesat nacionale dhe të vihet një strukturë qeverisëse sa më e vogël, pra të vazhdohet me shkurtime. Mirëpo, ajo çfarë kemi parë, ka qenë ekzistenca e disa ministrive që kanë përmbushur më tepër nevojat personale dhe individuale të disa njerëzve të fuqishëm politikë”, thekson Abdixhiku.
Por, Justina Shiroka-Pula, ish-ministre e Energjisë dhe Minierave, e quan ide të qëlluar bartjen e kësaj ministrie tek ajo e Zhvillimit Ekonomik. Ajo e argumenton këtë me faktin se, sipas saj, Ministria e Energjisë dhe Minierave vetëm ka krijuar strategji dhe politika, ndërsa monitorimi dhe zbatimi i tyre gjithnjë është bërë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Edhe Adem Grabovci, ish-zëvendës ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ndërrimin e emrit të kësaj ministrie, të quajtur tash Ministria e Infrastrukturës, e quan vendim të drejtë.
Grabovci thotë se Ministria e Transportit ka qenë e ngarkuar me disa departamente, kështu që ndryshimet dhe bartjet e një ministrie në tjetrën, sipas tij, do të japin rezultate pozitive për vendin. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet