“Ndryshimet kushtetuese politikisht janë të vështira”, në Senatin amerikan u fol për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE

SHBA-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat ndoshta duken të vogla, por politikisht janë shumë të vështira, deklaroi dje Derek Chollet, këshilltar i Departamentit të Shtetit në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komitetin për punë të jashtme të Senatit.
Chollet e dha këtë përgjigje në pyetjen e senatorit demokrat nga Konektikati, Chris Marfy: “Më tregoni pak për atë se cilat janë përfitimet që do t’i merrte Maqedonia e Veriut me hyrjen në BE? Pse është me të vërtetë e rëndësishme për ata disi t’i zgjidhin dallimet e tyre me Bullgarinë që të mund të hyjnë në Bashkimin Evropian?“
“Ata duhet të marrin disa vendime të vështira të ndryshimeve kushtetuese, të cilat kërkohen që të bëhen prej tyre. Ata janë të gatshëm t’i bëjnë ato ndryshime, por politika është vështirë. Dhe ajo që duhet ta dëgjojnë nga të gjithë ne është mbështetja jonë që t’i bëjnë këto ndryshime, që do të dukeshin të vogla, por politikisht janë mjaft të vështira, e kjo do të ndihmojë që të zhbllokohet faza e ardhshme e procesit të tyre për aderim në BE”, u përgjigj Chollet.
Shtoi se Maqedonia e Veriut është partner i shkëlqyer, aleat i NATO-s dhe lider rajonal.
“E mbështesim fuqishëm integrimin e mëtutjeshëm të plotë evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sërish, ata janë aleatë të shkëlqyer të NATO-s. Korrikun e kaluar e kanë hapur procesin e tyre aderues me BE-në që e mbështesim fuqishëm”, theksoi ai.
Për mbështetjen e SHBA-së për integrimin e rajonit në BE foli edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aleatë të fuqishëm të NATO-s dhe partnerë të dobishëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Që t’i vazhdojë aspiratat e veta ndaj BE-së, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të sjellë ndryshime kushtetuese për njohjen e pakicës serbe. E mbështesim fuqishëm këtë hap të rëndë, por të domosdoshëm”, deklaroi Escobar.
Ai tha se Maqedonia e Veriut është vend që ka bërë gjithçka që nevojitet për të kaluar në hapin e ardhshëm dhe shtoi se sipas tij e meriton hapin e ardhshëm. “Dhe mendoj se të gjithë, edhe në kuadër të Bashkimit Evropian edhe në strukturat politike të Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo të ketë sukses”, shtoi ai.
Escobar tha se nuk kërkohet nga opozita që të mbështetet kryeministri, por rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut.
“Kjo është marrëveshja më e mirë që e kemi marrë. Ai është i kuptueshëm, mendoj deri më tani dhe duhet të ecim përpara sa më shpejt që është e mundur. Për këtë, shpresoj se të gjitha palët e spektrit politik i mbështesim ndryshmet e nevojshme që të mundemi të ecim përpara në avancimin e kandidaturës të Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai.
Edhe Chollet edhe Escobar kanë folur për korrupsionin në rajon dhe për sanksionet e SHBA-së për përballjen me të.
“Ne jemi vazhdimisht në shënjestër dhe po punojmë me aleatët dhe partnerët tanë, dhe po koordinojmë përpjekjet tona për sanksione. Pra, kjo është diçka që mendojmë se është mjet i rëndësishëm. Por ky nuk është mjeti i vetëm që kemi për të luftuar korrupsionin”, tha Chollet.
Sipas tij, zyra e koordinatorit kundër korrupsionit të Departamentit të Shtetit, Richard Nephew, po shqyrton projekte kundër korrupsionit në rajon.
Në pyetje u diskutua edhe për Ballkanin e Hapur, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ballafaqimi me ndikimin e Kinës dhe Rusisë, dezinformatat dhe nevojën për diversifikimin e tregut të energjisë.
“Ne jemi dakord që diversifikimi i energjisë, si dhe transformimi nga lëndët djegëse fosile në burime të rinovueshme, është prioritet kyç për këtë administratë”, tha Escobar.
Ai përsëriti për investimet në energji në Shqipëri dhe në pjesë të tjera të rajonit.
“Ne besojmë se vendet po përfundojnë marrëveshje që do të ndihmojnë në diversifikimin e burimeve të tyre të energjisë larg Rusisë dhe ne e mbështesim këtë. Do ta mirëpresim mbështetjen shtesë nga qeveria amerikane për të gjitha ato përpjekje”, tha Escobar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët