LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në tri rrugë të Prishtinës

Ndryshime në tri rrugë të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas vërejtjeve nga qytetarët dhe me qëllim të rritjes së efikasitetit në komunikacion, ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në tri rrugë të Prishtinës.

“1. Semaforët te Udhëkryqi i Taslixhes më shumë e kanë penguar komunikacionin se sa që e kanë lehtësuar pa ngritje të dukshme në siguri, prandaj gjatë pjesës së madhe të ditës do të qëndrojnë të hapura deri në zgjidhje permanente. 2. Tash më lejohet kthimi në gjysmë rreth te Hoteli Grand nga ndërtesa e RTK për tu kthyer te Katedralja. 3. Te Muzeu janë shtuar semaforët e vegjël për tu kthyer në të djathtë për të mundësuar qarkullimin më efikas”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai po ashtu bëri thirrje për vozitje të kujdesshme, dhe rekomandimet t’i dërgojnë në drejtorin e Shërbimeve Publike.


“Së shpejti dalin në diskutim publik ndryshimet e transportit publik (linjat) që do përdoren deri në përfundimin e studimit të mobilitetit që do të bëhet nga BERZH-i, që do të propozojë zgjidhjet afatgjata për këmbësorë, çiklistë, makina dhe transport publik”, ka shkruar Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. /Telegrafi/