LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit, problemi i madh i pazgjidhur në vitin 2018

Ndotja e ajrit, problemi i madh i pazgjidhur në vitin 2018

Edhe përgjatë vitit 2018, Kosova u përball me ndotje të lartë të ajrit dhe tejkalim të normave të ndotjes të lejuara nga Bashkimi Evropian. Më së shumti ndotja e lartë e ajrit u vërejt në kryeqytet.

Thëngjilli si lëndë djegëse, termoelektranat, komplekset industriale dhe veturat e vjetra janë shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit, sidomos në Prishtinë ku ka frekuentim më të madh.


Zëvendësshefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad, ka shprehur shqetësime për cilësinë e ajrit në kryeqytet.

“Qe 4 vite jam në Kosovë dhe kur eci në Prishtinë nuk jam shumë i kënaqur me cilësinë e ajrit, menaxhimin e mbeturinave dhe gjërave të ngjashme”, tha ai.

I heshtur përballë kësaj problematike nuk ka qëndruar as ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili ka thënë se kjo problematikë ka ekzistuar kaherë, por më parë nuk ka qenë temë diskutimi.

Ndër masat e ndërmarra nga Ministria, Matoshi ka përmendur ndalimin e shitjes ilegale të thëngjillit dhe konfiskimin e 14 kamionëve që shisnin ilegalisht thëngjill në Prishtinë si dhe komunat përreth.

Matoshi për KosovaPress ka shpalosur edhe premtimin për vitin 2019.

“Ne kemi dashur që këtë problem ta kemi të njohur për qytetarët, ta dinë edhe rrezikun që shkakton ajri i ndotur, po edhe kontributin që mund ta jep secili qytetar në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend. Kemi ndërmarrë disa hapa konkret, kemi kërkuar përmes taks forcës nga ministria e Arsimit fillimisht gjatë verës që të ndërpresë përdorimin e thëngjillit nëpër shkolla, është marrë ky vendim. Më pastaj, ne i kemi kërkuar Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë përdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse në të gjitha institucionet publike në tërë Republikën e Kosovë dhe ky vendin tash e një muaj është në fuqi. Ajo që jam i sigurt është që po krijohen kushte gjithandej në mënyrë që gjatë vitit 2019 në sezonin e ardhshme mos të ketë përdorim të thëngjillit në asnjë institucion publik”, tha ai.

Ndër qytetet më problematike sa i përket ajrit të ndotur është edhe Obiliqi.

Banorët e kësaj komune ankohen për ajrin e ndotur, gjendja e së cilit sipas tyre është më e rëndë se në rajonet e tjera.

Për Hajrush Currin nga Mazgiti, problemi bëhet më i madh për faktin se KEK-u shpeshherë i ndalë filterët, gjë që rrit tej mase shkallën e ndotjes së ajrit.

“Shëndeti në Obiliq dhe ambienti është në gjendje katastrofike. Pse është në gjendje katastrofike, po e shihni edhe vet. Sidomos kjo sezonë ka shumë mjegull dhe gjendja shëndetësore nuk është bash mirë as tek qytetarët, e që po e bëjnë këta në Prishtinë, ndotja e ajrit në Obiliq është më katastrofë se në Prishtinë dhe rajonet tjera. 0:50 Masa duhet me u ndërmarrë, filtrimi. Se po ka raste shpesh që po ia heqin filtrimin në mbrëmje. 1-2 orë që po ia heqin filtrimin, po ndikon menjëherë. Po ndikon ai pluhuri, ajo shtresa”, shtoi ai.

Ndërsa qytetarja Nadire Krasniqi tregon se ajri i ndotur po paraqet problem edhe për frymëmarrje, duke shkaktuar probleme shëndetësore.

“Ajri boll po na pengon, po çka me bë, prej frymëmarrje, bronhitis, lodhje, në krejt ajri po na pengon”, tregoi ajo.

Me qëllim të përmirësimit të ajrit në kryeqytet, disa herë janë marrë edhe masa, si ajo e ndalimit të përdorimit të thëngjillit dhe kufizimi i qarkullimit të veturave.

Ambientalisti Labinot Salihu, tërheq vërejtjen se masat parandaluese kundrejt faktorëve që ndotin ajrin duhet të ndërmerren para se rreziku i ndotjes të jetë në nivele të atilla që të paraqesë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

“Ne mundemi vetëm me u ankuar ose me identifikuar masat të cilat nuk i kemi marrë kur është dashtë. Po ashtu, duhet me nënvizuar që edhe kësaj here, institucionet, sidomos në nivel qendror, kanë dështuar që të hartojnë politika të implementueshme në aspektin e përmirësimit të ndotjes të ajrit sidomos në qytetet e mëdha”, ka thënë ai për KosovaPress.

Sipas tij, është mirë që Qeveria dhe komunat të gjejnë alternativa deri në zgjerimin e rrjetit të nxemjes, duke u ofruar qytetarëve për ngrohje forma më miqësore për mjedisin.

“Me ndalimin e thëngjillit, qytetarëve duhet t’iu jepet një alternativë për ngrohje. Më e mira kishte me qenë, në fakt edhe komuna e Prishtinës po planifikon që në vitet e ardhshme, të zgjerojë rrjetin e nxemjes qendrore dhe kjo do të jetë zgjidhja afatgjate më e mirë. Por, kjo kërkon kohë. Deri atëherë duhet që Qeveria e Kosovës bashkë me komunat të gjejnë alternativë të nxemjes për qytetarë. Ajo mundet me qenë përmes politikave subvencionuese të nxemjes përmes peletit dhe formave më mike për mjedisin”, tha ai.

Sipas OKB-së ndotja e ajrit shkakton çdo vit vdekjen e 7 milionë personave. Ndërsa OBSH bëri të ditur se si pasojë e ajrit të ndotur çdo vit vdesin rreth 600 mijë fëmijë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori