Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njeriut, krahas ndryshimeve klimatike. Edhe këtë dimër pavarësisht temperaturave të larta, shumë persona shprehën shqetësime shëndetësore nga cilësia e dobët e ajrit.
Sadat Morina edhe këtë dimër parkoi kamionçinën e tij të mbushur përplot me thëngjill skaj rrugës te vendi i njohur si “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.
Për dallim nga viti i kaluar, kur ai është dashur të bëj kujdes se mos po gjobitet nga inspektorët, këtë dimër tregtari nuk është shqetësuar.
Kriza energjetike globale e shkaktuar pas sulmit rus në Ukrainë, kishte prekur mjaft shumë edhe Kosovën.
Organet shtetërore nuk ishin të interesuara të zbatonin ligjin duke gjobitur tregtarët e thëngjillit, pasi në të kundërtën qytetarët do të përdornin edhe energjinë elektrike për ngrohje.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke u bazuar në masat e ndërmarra të Qeverisë për zbutjen e krizës energjetike gjatë këtij dimri rifilloi procesin e shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese.
Por për tregtarët e thëngjillit si Sadati kjo ishte një mundësi e mirë për të shitur sa më shumë këtë produkt që kosovarët jo pak e përdorin për ngrohje gjatë muajve të ftoftë të dimrit.
Prodhimi i energjisë nga linjiti përkatësisht termocentralet e qymyrit, janë ndër burimet kryesore të ndotësve të ajrit në Kosovë.
Në sezonin e dimrit, qytete e Kosovës janë të zhytura në smog i cili vërehet dhe ndjehet gjithandej.
Gjatë dimrit e sidomos në kryeqytet, ndotjen e ajrit e ndihmon mjaft shumë edhe përdorimi i qymyrit për ngrohje.
Nga iniciativa rajonale që në fokus e ka edhe mbrojtjen e mjedisit, “Balkan Green Foundation”, thonë për Telegrafin se si shumë shtete evropiane edhe Kosova gjatë këtij dimri morën masa që nuk përkojnë me synimet e tyre afatgjate që lidhen me mbrojtjen e mjedisit apo trancizionin energjetikë.
“Polonia, Bullgaria por edhe Gjermania që njihet si lidere në tranzicionin e energjisë, të cilat për të zëvendësuar gazin që vinte nga Rusia, vendosen të rikthejnë në punë termocentralet e qymyrit. Në të njëjtën frymë edhe Kosova duke qenë që gjate dimrit nuk ka kapacitet të mbuloj rritjen e kërkesës dhe duke ditur që një pjesë e mirë e qytetarëve përdorë energjinë elektrike për tu ngrohur vendosen që të lejojnë shitjen e qymyrit për qytetaret dhe bizneset”, thuhet në përgjigjen e Balkan Green Foundation.
Kjo iniciativë thotë se nevoja për ngrohje të përballueshme në Evropë por edhe në Kosovë po bën që cilësia e ajrit të përkeqësohet dhe kësisoj të kërcënojë shëndetin e qytetarëve.
“Për të zvogëluar kostot e energjisë, qeveria mund të ndjehet nën presion që të relaksojë rregullat mjedisore. Fatkeqësisht, këto politika të nxituara dhe të rrezikshme të energjisë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve duke rritur ekspozimin ndaj ndotësve vdekjeprurës dhe duke përkeqësuar gjendjen e mjedisit në përgjithësi”.
Megjithatë nga Balkan Green Foundation thonë se marrë parasysh që ky dimër është karakterizuar me temperatura më të larta se zakonisht atëherë “ky ishte një faktor i cili ndikoi në përdorimin më të vogël të burimeve për ngrohje përfshi edhe qymyrin dhe si pasojë efekti i ndotjes ishte më i ulët se sa parashihej”.
“Një arsye tjetër [për ndotjen më të ulët se parashikimi] është që meqenëse përdorimi i qymyrit ishte i ndaluar për një kohë të gjatë, një pjesë e qytetarëve vetëm kanë zëvendësuar pajisjet për djegien e tij”, deklarojnë tutje nga iniciativa “Balkan Green Foundation”.
Profesori universitar, ekologu Zeqir Veselaj thotë për Telegrafin se shkaktarët e zakonshëm të ndotjes janë KEK-u, derivatet e cilësisë së fundit që vijnë në Kosovë, makinat e vjetra që djegin këto derivate në rrugët e ngushta dhe të dëmtuara, urbanizmi kaotik, mbeturinat dhe djegia e tyre në ambient të hapur, etj.
Veseli duke folur për efektin e krizës energjetike në ndotjen e ajrit thotë se edhe ngrohja me energji elektrike ka afekte negative në cilësinë e ajrit.
“Ne edhe nëse nuk ngrohemi me dru, qymyr ose me pelet dhe ngrohemi me energji, duhet të dimë që ajo energji vjen nga djegia e qymyrit . Andaj duke e kursyer energjinë e kursejmë ndotjen shtesë”, ka deklaruar Veselaj.
Veselaj thotë se nuk pret përmirësime ndaj çështjes së ambientit derisa kjo të merret më seriozisht nga institucionet shtetërore.
“Mjedisi në fakt nuk ka qenë asnjëherë i trajtuar mirë e as është trajtuar si problem”, deklaroi Veselaj.
Rreziku i ndotjes së ajrit të shkaktuar nga grimcat e vogla të ajrit dhe ekspozimi i gjatë ndaj ndotjes së ajrit është shoqëruar me një seri efektesh të pafavorshme shëndetësore.
Plumologu Flamur Marku thotë për Telegrafin se numri më i madh i pacientëve me komplikime të shkaktuara nga ajri i ndotur është në periudhën nga fillimi i muajit nëntor deri në muajin mars, kohë kur lëndët djegëse përdoren më së shumti për ngrohje.
Sipas tij në çdo vit shtohen pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore si pasojë e komplikimeve nga ajri i ndotur.
“Sivjet kemi pasur ndoshta fat që nuk ka qenë shumë ftohtë dhe smogu që mbulon Prishtinën për një kohë të gjatë këtë vit për fat të mirë nuk ka qenë, por numri i pacientëve prapëseprapë ka qenë mjaft i madh, qoftë ambulatorë apo të shtrirë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Marku.
“Ato grimca nga ndotja që lirohet, krijojnë pengesa të mëdha sidomos në rrugët e frymëmarrjes, ku shfaqet keqësim i sëmundjeve ekzistuese si bronkiti, sëmundjeve kronike obstruktive, sëmundjeve të mushkërive apo edhe astmës bronkiale”, thotë Marku.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit njofton se zonat urbane në Kosovë sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, ndotje kjo e cila po shkakton vdekje të parakohshme të qytetarëve të Kosovës.
Kjo dëshmohet nga të dhënat që dalin nga monitorimi i cilësisë së ajrit nga rrjeti nacional në Kosovë, të publikuara në raportin “Kualiteti i Ajrit në Evropë 2022” nga Agjencia e Mjedisit të Evropës.
Agjencia njofton se vetëm gjatë vitit 2022, nga Termocentralet e Kosovës janë emetuar, 20 mijë tonelata Dioksid Sulfuri (SO2), rreth 23 mijë tonelata Oksid Azoti (NO2) dhe rreth 6 mijë ton pluhur total.
Mirëpo temperaturat e larta që kanë mbizotëruar gjatë këtij dimri, kanë ulur nevojën e qytetarëve për të shpenzuar resurse për ngrohje, duke ulur paksa edhe nivelin e ndotjes së ajrit.
Gjatë viteve të kaluara, në stinën e dimrit cilësia e ajrit sidomos në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pati arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.
Sipas të dhënave të atëhershme të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane, vlerat e PM 2.5 ishin mbi vlerat e lejuara.
Në një ditë shkurti të vitit 2021 faqja IQ air për matjen globale të cilësisë së ajrit, renditi Prishtinën për disa herë me ajrin më të ndotur në botë.
Në vitin 2020, piku i ndotjes pati përqendrim prej 367,2 µg/m³ të PM10, përqendrime prej 234,5 µg/m³ të PM2.5, përqendrime prej 206,5 µg/ m³ të NO2 dhe nivele të SO2 prej 294,8 µg/m³.
Për degradimin e mjedisit jetësor, Kosova ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në raportet e këtyre mekanizmave, Kosova ishte renditur në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimore dhe në Evropë.
Ndotësi më i madh është Korporata Energjetike e Kosovës që furnizon gjithë shtetin me energji elektrike, e cila prodhohet nga thëngjilli dhe gjendet pak kilometra larg Prishtinës.
Deri në vitin 2018, Korporata Energjetike e Kosovës u ka dhënë thëngjill si dhuratë punëtorëve të saj.
Më 2018, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.
Por në fillim të këtij dimri, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shfuqizuar këtë vendim, në mënyrë që punëtorët të ndihmohen për tejkalimin e krizës.
Ky artikull është mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Projektit Climate Promise financuar nga Qeveria e Japonisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e UNDP-së ose të Qeverisë së Japonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A