LAJMI I FUNDIT:

Ndodh në stadiumin ku ‘lindi’ Ronaldo – Tifozi futet në fushë dhe i puth këmbët Messit, argjentinasi e pret ngrohtë me përqafim (Foto/Video)

Ndodh në stadiumin ku ‘lindi’ Ronaldo – Tifozi futet në fushë dhe i puth këmbët Messit, argjentinasi e pret ngrohtë me përqafim (Foto/Video)

Ndeshja mes Barcelonës dhe Sporting Lisbonës kishte një moment interesant me akter kryesor Lionel Messin.

Një djalosh i ri kishte vendosur të futej në fushë dhe ta takonte idhullin e tij Lionel Messi… por ai nuk e mbylli me kaq, pasi i puthi edhe këmbën.

Legjenda e Barcelonës e ndihmoi skaudrën e tij që të arrijë fitore ndaj Sporting Lisbon të mërkurën në mbrëmje me rezultat 1-0.


Messi ishte pjesë e golit, por që u shënua në portën e gabuar nga Sebastian Coates.

Një super fans i tij kishte një natë për të mos e harruar, pasi takoi dhe shkëmbeu disa fjalë me yllin argjentinas.

Ai e theu mburojën e sigurimit dhe u përqafua me Messin sikur të ishin dy shokë të vjetër.

Messi ishte në mes të fushës kur djaloshi u fut në fushë dhe madje bëri me të dhe një bisedë të shkurtër.

Kur sigurimi u fut në fushë, djaloshi u ul dhe i puthi këmbët Lionel Messit.

Gjesti bujar i Messit dhe Mascheranos me një fëmijë në karrocë (Video)
Lexo po ashtu Gjesti bujar i Messit dhe Mascheranos me një fëmijë në karrocë (Video)

Heroi i Barcelonës nuk mundi të bëjë asgjë vetëm të buzëqesh me gjestin e djaloshit.

Disa muaj më parë, 30-vjeçari sfidoi sigurinë kur mbërriti në një hotel në Uruguai për t’ia realizuar ëndrrën një fëmije.

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës u fut në një hotel para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës në Uruguai, ku një djalë i vogël u përpoq t’i afrohej heroit të tij.

Djaloshi filloi të qante pasi nuk u lejua ta takonte idhullin e tij, por Messi i ktheu buzëqeshjen – e fton të fotografohet dhe e përqafon (Foto/Video)
Lexo po ashtu Djaloshi filloi të qante pasi nuk u lejua ta takonte idhullin e tij, por Messi i ktheu buzëqeshjen – e fton të fotografohet dhe e përqafon (Foto/Video)

Sigurimi nuk e la, por ai e pa djalin të largohej në lot, Messi i tha sigurisë të linte atë duke i dhuruar edhe përqafime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori