LAJMI I FUNDIT:

Ndihma e tretë ushtarake amerikane arrin në Ukrainë – do të shfrytëzohet në rast të agresionit rus

Ndihma e tretë ushtarake amerikane arrin në Ukrainë – do të shfrytëzohet në rast të agresionit rus

Një dërgesë e tretë me ndihma ushtarake amerikane sot ka arritur në Ukrainë, teksa tensionet rriten pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas ndërsa vendet perëndimore dhe NATO rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore.

Imazhet treguan punëtorët që shkarkonin arka me pajisje dhe municione në aeroportin Boryspil jashtë Kievit, me disa kontejnerë të vendosur qartë me fjalët “50 cal”.

Pjesa më e madhe e municioneve do t’u dërgohet “mbrojtësve të vijës së parë” të Ukrainës, raporton nypost.


Dorëzimi është pjesë e një pakete mbështetjeje sigurie prej 200 milionë dollarësh të miratuar nga presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e tyre janë duke qëndruar së bashku në përshpejtimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën”, shkroi Sekretari i Shtetit. Antony Blinken të premten e kaluar në Twitter përpara dërgesës së parë të “ndihmës vdekjeprurëse”.

“Ne po përdorim të gjitha mjetet e disponueshme të bashkëpunimit të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj përballë agresionit rus”, shtoi ai.

Grupi i parë prej 90 tonësh pajisje ushtarake filloi të arrinte të shtunën në Ukrainë, pasi bisedimet midis Blinkenin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov mbi kërkesat e Kremlinit për garanci sigurie nga Perëndimi nuk arritën një përparim.

Amerikanët dërguan "armë mbrojtëse vdekjeprurëse" në Ukrainë - kjo është vetëm dërgesa e parë prej 200 milionë dollarëve
Lexo po ashtu Amerikanët dërguan "armë mbrojtëse vdekjeprurëse" në Ukrainë - kjo është vetëm dërgesa e parë prej 200 milionë dollarëve

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa përgjatë kufirit lindor të Ukrainës, ka këmbëngulur që SHBA dhe aleatët e saj evropianë të mos lejojnë që Ukraina dhe shtetet e tjera të ish-bllokut sovjetik të bëhen anëtarë të NATO-s.

Ngritja masive ushtarake dhe kërcënimet e një pushtimi të afërt kanë shtyrë Pentagonin të vendosin deri në 8,500 trupa në “gatishmëri të shtuar” dhe NATO-n për të forcuar forcat e saj “parandaluese” në Evropën Lindore me anije dhe aeroplanë luftarakë shtesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Kalo në kategori