LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje fantastike në Merdare, Drita merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi

Ndeshje fantastike në Merdare, Drita merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi

Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi 1-3, duke ia ndërprerë serinë fantastike vendasve që kishin tri fitore radhazi.

Ndeshja nisi për mrekulli për mysafirët të cilët vetëm pas katër minutash lojë fituan penallti.

I saktë nga pika e bardhë ishte Astrit Fazliu që kaloi gjilanasit në epërsi 0-1.


Vendasit në minutën e 28-të mbetën me një futbollist më pak, pasi mesfushori Krasniqi u largua me karton të kuq nga loja.

Drita nuk u ndal dhe në minutën e 34-të realizuan golin e dytë, kur Marko Simonovski asistoi tek Hamdi Namani i cili realizoi nga afërsia për 0-2.

Pas golit të dytë Drita pati raste të mira me Hamdi Namanin e Ardian Limanin, por goditja e të parit shkoi jashtë, derisa e kapitenit u ndal nga shtylla.

Krejt në fund të pjesës së parë, Llapi fitoi penallti kur Alban Shillova u ndal në zonë nga Prince Balde.

Gjyqtari Genc Nuza pasi rishikoi rastin në VAR e përjashtoi nga loja, teksa Shillova realizoi për 1-2.

Me epërsinë e Dritës 1-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Pjesa e dytë u nis më mirë nga vendasit të cilët krijuan disa raste të mira shënimi.

Më i miri rast iu tregua sulmuesit Kastriot Selmani i cili nga një distancë prej pesë metrash në portën bosh qëlloi vetëm shtyllën.

Në minutën e 72-të, Drita gjeti golin e qetësisë, kur Marko Simonovski realizoi për 1-3.

Vetëm një minutë më vonë, llapjanët përsëri tentuan të gjejnë golin, por topin nga vija fatale e largoi Ilir Blakçori.

Llapi pati një tjetër mundësi me Edon Sadriun, por që edhe goditja e tij u ndal nga shtylla.

Në minutën e 87-të Llapi gjeti golin e dytë me brazilianin Firminio, por që pas rishikimit në VAR goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kësisoj Drita mori një fitore tejet të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 1-3.

Me këto tri pikë, Drita ngritët në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë, derisa Llapi mbetet në vendin e shtatë me 12 pikë.

Ndeshjen e radhës Drita e zhvillon ndaj Malishevës në Gjilan, teksa Llapi udhëton drejt Drenasit për tu përballur me Feronikelin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori