LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimtarët: Nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

Ndërtimtarët: Nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

Shoqata e Ndërmarrjeve Ndërtimore dhe e Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore të Kosovës, pret reflektim të zyrtarëve komunal të Prishtinës ndaj kërkesave të tyre, respektim të ligjit dhe bashkëpunim me shoqatën, në të kundërtën thonë se do të vazhdojnë me masa të tjera ligjore e demokratike deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë kërkuar pa kushte plotësimin e kërkesave të ngritura edhe gjatë protestës, e cila sipas tyre erdhi si pasojë e dështimit të shumë angazhimeve për përmirësimin e situatës nga ndërtuesit në Komunën e Prishtinës.

“Shoqata e Ndërmarrjeve Ndërtimore dhe e Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore të Kosovës është e brengosur thellë për mosgatishmërinë e zyrtarëve komunal për të ofruar bashkëpunim të sinqertë. Ne kundërshtojmë ofendimet e vazhdueshme që bën nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke i etiketuar të gjithë ndërtuesit si mafi e ndërtimit. Siç dihet në protestë ishin pjesëmarrës edhe ndërmarrjet më serioze të vendit të cilat në asnjë rast të vetëm nuk kanë bërë ndërtime pa leje, prandaj ofendimet e këtilla janë një papërgjegjshmëri dhe mungesë respekti. Vrazhdësia e tij dhe qasja arrogante, paraqet në vete, arrogancën e Komunës së Prishtinës karshi kërkesave të ndërtimtarëve dhe vetë nevojave të qytetarëve të Prishtinës”.


“Shoqata dënon gjuhën joinstitucionale të përdorur nga Sejdiu dhe është e bindur se etiketimet që ai i bën për ndërtimtarët, nuk e ndihmojnë kapërcimin e problemeve. Kjo protestë dhe angazhimi ynë për zgjidhjen e çështjeve që kanë ngufatë sektorin e ndërtimit dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në një vistër të gjatë zinxhiror të bizneseve punëkryerëse në fushën e ndërtimit, tregon më së miri dëshirën tonë, pikërisht për të kontribuuar dhe vënë rregull edhe më të mirë në këtë segment jetik për qytetarët Prishtinës dhe ndërmarrje të tjera në vend”, thuhet në komunikatë të kësaj shoqate.

Ata thonë se kërkesat e tyre nuk janë të plotësuara siç pretendojnë zyrtarët komunal, ngase po të ishte kështu, ata dhe punëtorët e tyre me gjithë makineritë e punës, nuk do të kishin nevojë të protestonim por do të ishim në vendet tona të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori