LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i autostradës, 74 cent ora

Ndërtimi i autostradës, 74 cent ora

Përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shprehen të pakënaqur me kushtet që po iu ofron punëtorëve kosovarë kompania “Bechtel& Enka”, që do të ndërtojë autostradën Vërmicë-Merdar.

Hasan Abazi, nga BSPK-ja, thotë se punëtorët kosovarë, për këtë kompani punojnë në kushte shumë të vështirë, me orar të zgjatur dhe paguhen me një shumë minimale, ku madje nuk përfshihet as ushqimi, e as transporti.

“Ata punojnë mbi dhjetë orë dhe paguhen me një mëditje shumë të ulët, rreth 7.40 euro. Varësisht, ndoshta prej pozitës që kanë, por shumica prej tyre paguhen me një pagë kësisoj, transporti dhe ushqimi do të ua marrë edhe një sasi të këtyre mjeteve”, shprehet Abazi.

Në anën tjetër, Ela Ruçi, zëdhënëse në kompaninë “Bechtel & Enka”, tha se punëtorët paguhen në bazë të profesionit dhe pozitës që kanë. Sipas Ruçit, aktualisht në këtë projekt janë të punësuar mbi 1600 punëtorë dhe secili punëtor ka kontratë individuale të bazuar në mekanizmat ligjorë që zbatohen në Kosovë. “Oraret e projektit janë vërtet të stërzgjatur, por në bazë të Ligjit të Kosovës, çdo orar mbi tetë orë pune, paguhen ekstra”, tha Ruçi.


Zyrtarë qeveritarë pranojnë se nuk kanë informacione, as nga BSPK-ja dhe as nga punëtorët, që ata punojnë në kushte të vështira.

Endrit Shala, këshilltar në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, thekson se janë të kënaqur me punimet që është duke i bërë kompania dhe, sipas tij, deri më tani gjithçka është në rregull, përfshirë edhe trajtimin e punëtorëve. “Deri më tani, ne nuk kemi të paraqitur asnjë shqetësim nga ana e punëtorëve, ose nga dikush tjetër për paga të ulëta”, thekson Shala.

Ndryshe, ndërtimi i autostradës kishte filluar në fund të muajit maj të këtij viti, ndërsa autoritetet kosovare patën premtuar se, gjatë tre vjetëve të ardhshme, sa planifikohet të zgjasë ndërtimi i autostradës, Vërmicë- Merdar. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Kalo në kategori